Kursimet në banka më të sigurta, deri në 6 milionë lekë të garantuara për qytetarët
Artan Gjergji , Ekspert I Tregjeve dhe Sherbimeve financiare Interviste me Marjo Brakaj , Gazetar Ekonomie, A2 CNN 12 Tetor 2026 Shuma e depozituar mund të jetë e madhe, por në rast falimenti apo heqje licence të bankës... të sigurta kemi deri 2.5 milionë lekë. Artan Gjergji, ekspert i tregjeve të kapitalit thotë se: “Sigurimi i depozitave është një skemë e detyrueshme përmes së cilës mbrohen kursimet e qytetarëve në sistemin bankar. Çdo bankë kontribuon në këtë skemë, e cila aktivizohet në rast se një bankë falimenton ose i hiqet licenca dhe nuk është më në gjendje t’u kthejë paratë depozituesve, duke i kompensuar ata deri në kufirin e përcaktuar me ligj.” Nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, “sasia e garantuar e parave” do të rritet deri në 6 milionë lekë. Ndryshimet ligjore të hedhura për konsultim publik parashikojnë që kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në vend të zgjerohet në 100 mijë euro”. “Rritja e tavanit të sigurimit të depozitave është një çës...





