ECOMMERCE – A eshte formalizimi i Tregtise Online nje mundesi apo kercenim?
Ekspert i Ekonomise dhe Tregjeve Financiare
Bashkethemelues dhe Ish-Sekretar i Pergjithshem
Shoqata Shqiptare e Tregtise Elektronike (AECA)
Kur ne fillim te vitit 2022, diskutuam me nje grup
miqsh idene dhe hodhem hapa konkrete per te krijuar Shoqaten Shqiptare te
Tregtise Elektronike (Albanian E-Commerce
Association – AECA), e dinim qe ishte nje mision i veshtire. Kjo jo per faktin
se tregtia online ishte nje industri e re qe po rritej me shpejtesi, por per
faktin se problemi kryesor i saj ishte informaliteti. Dhe te perballesh me
informalitetin ne cdo sektor te ekonomise eshte nje detyre dhe pune e veshtire
edhe per vete organet ligj-zbatuese, e jo me per nje shoqate te themeluar nga
njerez idealiste dhe dashamires te sektorit.
Ecommerce, proces kompleks dhe me shume
hallka
Me pak llafe, edhe pse ne dukje te krijon
pershtypjen e nje procesi krejt te thjeshte, realiteti eshte krejt ndryshe.
Eshte nje proces shume i komplikuar, qe perfshin shume hallka, shume faktore, shume
pergjegjesi e per rrjedhoje edhe koordinimi, automatizimi dhe transparenca jane
elemente te rendesishem qe nuk duhen neglizhuar. Per kete arsye ky proces eshte
kompleks dhe i kushtueshem, ndaj edhe angazhimi serioz i bizneseve ne kete
drejtim ka qene modest.
Madhesia e Tregut te Shitjeve Online
Nuk duhet harruar se keto jane shifra zyrtare
bazuar veten ne transaksione te deklaruara, ose te nxjerra nga indikatore
indirekte perfshire edhe pagesat elektronike, kur ne industri dominon fenomeni
i pageses cash-ne-dorezim (cash-on-delivery). E megjithate edhe nese u
referohemi burimeve nga Shoqata Shqiptare e Tregtimit Online (AECA), te dhenat
indirekte te marra nga operatoret e tregut tregojne per nje numer prej rreth 35.000
pakosh ne dite te shperndara si shitje online me nje vlere mesatare per pako qe
varion nga 40-50 euro, atehere madhesia e ketij tregu rrotullohet ne te njejtn
segment vlerash diku mes 450.000 – 550.000 euro.
Masimvizimi – Thuajse cdo kush provoi te
shiste online
Masivizimi i menjehershem i shitjeve online solli
ne menyre te pashmangshme rritjen e agjenteve ekonomike qe ofronin keto
sherbime, dhe mungesa e dyqaneve apo pikave fizike te kontaktit, i dha nje dore
te jashtezakonshme informalitetit ne kete industri. Individe qe ne kushtet e
distancimit social dhe kohes se mjaftueshme nga shtepia (lock-down thuajse 3
mujor) te pajisur me aftesi te vecanta ne perdorimin e rrjeteve sociale dhe
teknikave te marketingut digjital, u angazhuan ne tregtine online si nje burim
jo vetem financimi per jeten e tyre te perdtishme, por edhe si nje burim i
pavaresise financiare. Qasjet dhe filozofite psiko-sociale post-Covid per nje
balance me te mire mes punes dhe jetes, bene qe shume nga keta individe te angazhuar
ne shitjet online, te vazhdonin edhe pas pandemise te ushtronin kete aktivitet,
duke refuzuar kthimin ne punet e meparshme, sepse te ardhurat nga ky aktivitet
ishin mjaftueshem te kenaqshme.
Informaliteti dhe mashtrimet sollen humbjen e besimit te konsumatoreve tek shitjet online
Pra efekti i pare qe dha informaliteti ne treg, ishte sjellja jo-korrekte (ne jo pak raste mashtruse), ndaj konsumatorit, duke e bere kete te fundit qe te mos kishte besim tek produktet qe reklamoheshin. Humbja e besimit te konsumatorit, jo vetem pengon rritjen e volumit te biznesit te shitjeve online, por kushtezon edhe transaksionet vetem me perdorim te parase fizike ne dorezimin e mallit (cash-on-delivery). Pra ne kushtet e mos-besimit, klienti kerkon qe ta shohe dhe ta preke mallin, per t’u bindur qe nuk eshte mashtruar, e me pas te paguaje per te. Mos perdorimi i pagesave elektronike dhe perhapja masive e parase cash, eshte nje element qe zgjeron informalitetin, ruan ambjentin e rrezikshem te te berit biznes, shkakton evazion fiskal per autoritetet, si dhe u pamundeson konsumatoreve vertetimin e mashtrimit ne rast ankimimi tek organet kompetente (polici, prokurori, gjykate).
Ne anen tjeter, informaliteti krjon konkurrence te
pandershme ndaj subjekteve te regjistruara dhe qe operojne ne perputhje me
ligjin, sepse subjektet qe shesin ne menyre informale nga rrjetet sociale nuk
paguajne asnje takse, asnje detyrim financiar ndaj shteti, duke shpetuar mjaft
kosto operacionale per vete, dhe ulur cmimet mjaftueshem per te nxjerre nga
tregu subjektet qe bejne tregti online ne menyre te ndershme.
Objektivi i Albanian E-Commerce
Association (AECA)
Padyshim qe ne kete drejtim u be nje pune e mire ne bashkepunim me Ministrine e Financave dhe Ekonomise (vec e vec dhe te ndara sipas periudhave kohore), deri sa u kulmua me sukses dakrodesimi i nje Plani Veprimi e me pas Hartimi i Strategjise per Zhvillimin e Sektorit te Tregtise Elektronike. Kjo strategji synonte gjetjen e rrugeve per reduktimin e informalitetit, dhe standardizimin e procedurave e praktikave ne perputhje me standardet me te mira bashkekohore. Ne kete proces nje ndihme e madhe ishte edhe ajo e donatoreve si GIZ apo Helvetas te cilat nuk reshten se mbeshteturi luften tone ne kete drejtim.
Ne kete persiatje per reduktimin e informalitetit, nje nder shtyllat kryesore dhe kerkesat kryesore qe AECA dhe ne si eksperte i beme Qeverise Shqiptare dhe Ministrise Financave dhe Ekonomise, ishte identifikimi dhe kufizimi i llogarive ne rrjetet sociale te cilat shesin ne menyre informale dhe pa u regjistruar ne organet tatimore. Padyshim qe kerkesa jone nuk ishte kurre bllokuese, por bashkepunuese. Me sakte ne sugjerimet e AECA, ishte qe nen shembullin e praktikave me te mire nderkombetare (rasti i reduktimit te informalitetit nga Booking dhe AirBNB), te komunikohej me kompanite nderkombetare qe operojne rrjetet sociale (si META) dhe te gjithe subjekteve qe tregtojne online, t’u kerkohej qe te plotesonin te dhenat e NIPT-it, adresen zyrtare te regjistrimit te biznesit, numrat e kontaktit dhe emailet ne rast te ankimimit nga ana e konsumatoreve (pra kerkesat bazike ligjore). Kembengulem qe ky bllokim te mos ishte brenda nates, por qe bizneseve t’u jepej mundesia dhe koha e mjaftueshme (AECA sugjeroi 6 muaj) qe te regjistroheshin te dhe deklaroheshin edhe punonjesit (te pakten 1 person per cdo NIPT).
Qellimi ishte i qarte, formalizim i sektorit te
shitjeve online.
Edhe pse ne strategjine per rritjen e te ardhurave tatimore per vitin 2025, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, te krijohet pershtypja se tregonte nje vemendje te shtuar vetem ndaj subjekteve te regjistruara (pa u marre fare me ato informale), duket sikur reagimi i grupeve te interesit perfshire edhe shoqaten AECA, e ka bere Minsitrine e Ekonomise dhe DPT-ne te marre seriozisht ne konsiderate formalizimin e te gjithe llogarive ne rrjetet sociale qe tregtojne online.
Ky zhvillim pozitiv, kurresesi nuk duhet as te
trembe e as te dekurajoje subjektet, te cilat kane vite qe operojne ne
informalitet. Kjo pasi kane pasur kohen e nevojshme qe te konsolidohen (me
shume se 5 vite), dhe tashme qe jane edhe mjaftueshem te shendetshme nga
pikepamja e stabilitetit financiar, por edhe i kane standardizuar procedurat dhe
produktet qe u ofrojne cdo dite klienteve te tyre, formalizimi u rrit me shume
fuqine dhe seriozitetin. Ne anen tjeter, rritja e transparences ndaj klientiet
fundor, sjell besim me te madh tek konsumatori dhe per rrjedhoje edhe rritje te
volumeve te te berit biznes online. Administrata tatimore po ashtu lufton
evazionin fiskal duke rritur me tej nivelin e arketimeve ne buxhetin e shtetit.
E fundit, por jo nga rendesia, formalizimi i subjekteve tregtare online do te
mundesoje nje konkurrence me te larte e te ndershme mes operatoreve ne industrine
e shitjeve online.
.





Comments
Post a Comment