2023, vit i paqartë për ekonominë

Në këtë përmbledhje të fundvitit, eskpertët japin opinionet e tyre në lidhje me sfidat me të cilat mund të përballet ekonomia e Shqipërisë në vitin 2023, së bashku me disa masa të sugjeruara.


Më konkretisht sfidat përmblidhen tek:

  • Inflacioni dhe administrimi sa më eficient i tij në të gjithë aspektet, pasi mund të kthehet në një element që të pengojë rritjen afagjatë të ekonomisë së vendit,
  • Konsolidimi fiskal është një element tjetër që duhet marrë në konsideratë, me një tendencë të fort drejt rritjes së të ardhurave tatimore dhe reduktimit të shpenzimeve të panevojshme publike
  • Punësimi dhe mungesa e krahut të punës për shkak të lëvizjeve të forta demografike edhe në numër edhe në cilësi, si dhe nevojat që ka biznesi vendas për të përmbushur këtë pengesë të madhe,
  • Gjetja e burimeve të qëndrueshme financiare për ekonominë sic janë nxitja e eksporteve, thithja e investimeve të huaja, ruajtja e remitancave etj.
  • Krijimi i zinxhirëve të qëndrueshme në ciklet e prodhimit dhe nxitja e prodhimit në vend duke i lënë vlerë të shtuar ekonomisë. 

Sa i përket masave që duhen marrë, edhe pse perceptimi është që gjithcka duhet pritur nga Shteti, realiteti duhet të jetë pak më i ndryshëm dhe duhet të fillojë padyshim nga vetë biznesi, i cili duhet të ndërgjegjësohet për realitietin e ri në peirudhën post-krizë, duke filluar që më masat që duhet të marrë për të frenuar emigrimin e krahut të punës, apo nevojat e reja që ka tregu për revolucionin digjital.

 


Në aspketin publik, Qeveria duhet të marrë masa për amortizimin e efekteve të inflacionit si në aspektin e mbrotjes së grupeve të caktuara sociale, ashtu edhe në aspektin e biznesit, e sidomos binzesit të vogël e të mesëm. Qeveria mund të punojë shumë më tepër në drejtim të konsolidimit fiskal dhe gjetjes së një balance të qëndrueshme mes të ardhura-shpenzimeve buxhetore, dhe një menaxhimi më të mirë të financimit të borxhit publike në një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme. Qeveria mund të përmirësojë klimën e biznesit nëpërmjet liberalizimit dhe heqjes së burokracive duke i dhënë një nxitje të fortë zhvillimit të biznesit në vend.

 

U intervistuan:

z. Artan Gjergji, Ekspert i Ekonomisë dhe Tregjeve Financiare

z. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Bashkimi i Prodhuesve

zj. Herjola Spahiu, Eksperte e Sektorit Bankar dhe Kredidhënies

z. Elvis Ponari, Ekspert i Tregjeve Financiare dhe Skemave të Pensioneve

Comments