BLLOKIMI I MONOPATINAVE DHE KAPSLLEKU I TRAFIKUT NE QYTETET TONA
nga Artan Gjergji
Ne kete te diele te qete, u cuditem me vendimin e papritur te Ministres se Brendshme per te bllokuar perdorimin e monopatinave, nje mjet transporti i cili vitet e fundit ka gjeutur nje perdorim mjaft te gjere (sidomos nga te rinjte). Por a eshte ky veprimi i duhur? Le te llogjikojme pak me mendje te ftohte.
Ne radhe te pare ai eshte nje produkt qe eshte shitur lirshem neper dyqanet e Shqiperise dhe shteti shqiptar ia ka vjelur te mirat importit te tyre se ka marre taksat qe ne dogane. Bllokimi pa asnje pergjegjesi te Qeverise, jo vetem nuk eshte zgjidhje, por ne rastin me te mire eshte nje veprim arbitrar dhe abuzim me konsumatoret. Nje veprim abuziv qe u kushton qytetareve, jo vetem koston e investimit (nga 200-500 euro), por edhe kostot e perditshme te transportit ditor per ne pune apo ne drejtime te tjera.
E dyta, askush nuk i perdor keto instrumente apo mjete per qejf. Ne nje vend si Shqiperia ku transporti publik eshte per faqe te zeze, ndersa hapesirat publike per parking te automjeteve apo motomjeteve jane bere nje mision i pamundur. Ne nje vend ku trafiku urban (sidomos ne Tirane, por edhe ne qytete te tjera te medha) eshte nje gangrene per cdo qytetar, monipatina eshte nje zgjidhje e zgjuar, ekonologjike dhe mjaft efikase.
Jam dakord qe ka perdorues qe jane e pakujdesshem dhe jo pak here rrezikojne kembesoret apo drejtuesit e makinave, por nuk eshte zgjidhja bllokimi i tyre. Pa-aftesine e saj per administrimin me efikasitet te trafikut, transportit publik apo hapesirave per parking, Qeveria nuk mund ta fshehe pas bllokimit te ketij mjeti. Se nese ecim me kete lloj mentaliteti bllokues, statistikat tregojne per nje numer shume here me te madh aksidentesh, trafikbllokuesish dhe ndotesish te ajrit per makinat. E cili do jete hapi i radhes per Qeverine? Te bllokojme makinat ?
Ne vend te veprimeve te tilla pa llogjike as ekonomike e as urbanistike, Qeveria duhet te mendoje serizoisht per te permiresuar transportin publik. Askush nuk ka deshire te perdore makinen e te shpenzoje pa nevoje per nafte, kohe pafund ne trafik, parking ne lagje e parking ne pune. Por transporti publik ne Tirane dhe ne pergjithesisht ne Shqiperi eshte i ngjashem me vende te botes se trete, ose ne rastin me te mire, shume larg nga sherbimi cilesor i vendeve te europes ku ne pretendojme te shkojme me axhenda dhe Plane 5-vecare (si dikur).
Gjithashtu, tek krenohet e publikon betonizimin e perditshem te Tiranes, apo miratimin e kullave te panumerta dhjetera kateshe, Qeveria duhet te mendoje per hapsirat e nevojshme per parking per qytetaret apo punonjesit qe do t’i popullojne keto kulla. Kostoja e nje parkingu ne Tirane varion nga 20-25 mije euro ndersa qeraja mujore eshte 100-200 euro. Te gjitha keto jane kosto ne morine e kostove me te cilat perballemi cdo dite. Nderkohe qe Qeveria (te pakten kjo e Tiranes), jo vetem qe nuk e ve ujet ne zjarr per te premiresuar sadopak kete problem social gjithnje e ne rritje, por cuditerisht krijon artifica te panevojshme me ngushtime rrugesh, apo me tabela per mos-parkim, duke e bere kete vend gjithnje e me stresues e gjithnje e me te pabanueshem.
Vendimi i fundit per bllokimin e monopatinave
eshte nje tjeter levizje e cuditshme dhe e pamenduar. Ndaj njerez te dashur,
mos u mashtroni pas fasades, por mendojini gjerat pak me me llogjike kur
mbeshtesni nje politike Qeveritare bllokuese per cdo gje.
Shenim:
Autori i ketyre radheve nuk zoteron monopatine,
por si qytetar te cilit i kushton shume ne buxhetin familjar transporti i
perditshem (perfshire parkingun), konstaton cdo dite qe ky qytet po behet kaps
ne aspektin e levizshmerise.
.
Në një qytet si Tirana, ku trafiku është katastrofë, ndotja e ajrit ndër më të lartat në gjithë Europën, vendparkimet pothuajse nuk ekzistojnë dhe korsitë e biçikletave janë kthyer në pista gare për motorë e skuterë ose në parkingje për makina — ju vendosni të ndaloni monopatinat elektrike?! Kjo është absurditet total!
ReplyDeleteNë vend që të luftoni mënyrat e vetme të pastra dhe moderne për lëvizje, filloni të gjobitni motorët që ecin mbi korsitë e biçikletave duke rrezikuar këmbësorët e çiklistët, dhe makinat që i bllokojnë ato pa asnjë turp. Tirana nuk ka nevojë për ndalime qesharake, por për rregulla të zbatueshme dhe logjikë urbane!
Në një qytet si Tirana, ku trafiku është katastrofë, ndotja e ajrit ndër më të lartat në gjithë Europën, vendparkimet pothuajse nuk ekzistojnë dhe korsitë e biçikletave janë kthyer në pista gare për motorë e skuterë ose në parkingje për makina — ju vendosni të ndaloni monopatinat elektrike?! Kjo është absurditet total!
ReplyDeleteNë vend që të luftoni mënyrat e vetme të pastra dhe moderne për lëvizje, filloni të gjobitni motorët që ecin mbi korsitë e biçikletave duke rrezikuar këmbësorët e çiklistët, dhe makinat që i bllokojnë ato pa asnjë turp. Tirana nuk ka nevojë për ndalime qesharake, por për rregulla të zbatueshme dhe logjikë urbane!
⚡🚴♂️ Mobilità intelligente, non divieti! 🚫
ReplyDeleteIn una città come Tirana, dove il traffico è un incubo, l’aria tra le più inquinate d’Europa, i parcheggi inesistenti e le piste ciclabili occupate da moto e auto… decidono di vietare i monopattini elettrici?! 🤯
Un vero assurdo urbano!
Invece di punire la mobilità sostenibile, multate chi usa le piste ciclabili come piste da gara o come parcheggio.
Tirana ha bisogno di regole intelligenti, non di divieti ridicoli. ⚡
🇦🇱
Në një qytet si Tirana, ku trafiku është një makth, ajri ndër më të ndoturit në Europë, vendparkimet nuk ekzistojnë dhe korsitë e biçikletave zihen nga motorë e makina… ju vendosni të ndaloni monopatinat elektrike?! 🤯
Ky është një absurditet urban!
Në vend që të ndëshkoni lëvizjen e pastër e të qëndrueshme, gjobitni ata që i përdorin korsitë e biçikletave si pista gare apo si parking.
Tiranës i duhen rregulla të mençura, jo ndalime qesharake. ⚡
#Tirana #MonopattiniElettrici #AssurdoUrbano #MobilitàVerde #TrafficoCaotico #AriaInquinata #PisteCiclabili #Ambiente #TrasportoPulito #TiranaCity #PoliziaMunicipale #Mobilità #EkoLevizje #UrbanLogic #Mjedisi #SmartCity