Vendimi abuziv i Bashkise se Tiranes qe rendon ne xhepat e biznesit te vogel

Intervistoi: Denada Jushi Kola

Gazetare e Qendres Shqiptare per Gazetari Cilesore (ACQJ)


U intervistua: Florjan Gjoka

Avokat, Eskpert i Ceshtjeve Fiskale

 

1-A është ligjërisht e lejuar që një akt nënligjor të ketë fuqi prapavepruese?

F.GJ. - Sipas VKB Nr.158, datë 26.12.2019 “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e tiranës” tarifa e pastrimit per biznesin e vogel me xhiro/qarkullim nga 0 – 8 milion leke percaktohej ne vleren 5,750 Leke/Vit. Pra, tarifa e pastrimit ishte e njejte per te gjithe bizneset e vogla qe nuk tejkalonin xhiron vjetore prej 8 milion leke/vit.    

Me VKB Nr.35, datë 28.03.2024 Bashkia e Tiranes ka bere klasifikimin e biznesit te vogel me 2 grupe:

-          Per bizneset me xhiro nga 0 – 2 milion leke,  tarifa e pastrimit mbetet ne nivelin 5,750 Leke;

-          Per bizneset me xhiro nga 2 – 8 milion leke,  tarifa e pastrimit dyfishohet behet 11,500 Leke;

Vete VKB Nr.35, datë 28.03.2024  percakton se ky vendim hyn në fuqi sipas përcaktimeve të pikës 6, të nenit 55, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar.

Ne piken 6 te nenit 55 të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, percaktohet:

Neni 55

Votimi

6. Aktet e këshillit shpallen brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre dhe hyjnë në fuqi 10 ditë pas shpalljes. Aktet me karakter individual hyjnë në fuqi në datën e njoftimit të tyre subjekteve që përfshihen në to.

Pra, duke supozuar se shpallja e  VKB Nr.35, datë 28.03.2024 eshte bere ne te njejten dite me miratimin e saj (dt.28/03/2024), 10 dite pas shpalljes eshte dt.08/04/2024, pra kjo VKB nuk mund te hynte ne fuqi para dt.08/04/ 2024, dhe absolutisht nuk mund te kete efekte financiare prapavepruese per periudhen para dt.08/04/2024. Por edhe per vitin 2024 (nga dt.08/04/2024 – 31/12/2024) ndryshimi i tarifes se pastrimit nuk duhet te zbatohet, pasi tarifa e pastrimit eshte me baze vjetore dhe jo me baze mujore. Qe te zbatohej per vitin 2024 duhej qe ndryshimi i tarifes se pastrimit te miratohej para dates 01/01/2024. Pra, duke qene se VKB Nr.35, datë 28.03.2024 rezulton te jete miratuar ne date 28/03/2024, mund te zbatohet vetem per vitin pasardhes, pra duke filluar nga dt.01/01/2025.

 

2-A mund të kërkohen gjoba/kamata për detyrime të shlyera sipas rregullave të kohës?

F.GJ. - Ceshtja e aplikimit te gjobave dhe kamatvonesave rregullohet me Ligjin Nr.9920 dt.19/05/2008 “Per procedurat tatimore ne R.SH.” i ndryshuar. Nese detyrimet shtese te llogaritura nga ana e DPTTV prane Bashkise Tirane do te ishin te ligjshme, atehere edhe gjobat dhe kamatvonesat jane te ligjshme, pasi gjobat dhe kamatvonesat aplikohen vetem mbi detyrimin shtese, dhe nuk aplikohen mbi detyrimin e shlyer nga tatimpaguesi para rivleresimit. Por, per sa arsyetuam me lart, detyrimet shtese per tarifen e pastrimit per vitet 2023 & 2024 jane te paligjshme, prandaj edhe gjobat dhe kamatvonesat te llogaritura mbi kete detyrim shtese jane te paligjshme.

 

3-Si mundet të veprojë një qytetar në raste të tilla? 

F.GJ. - Nje qytetar ne rast te tille, fillimisht duhet te beje ankimin administrativ prane Komisionit te Apelimit Administrativ te Taksave dhe Tarifave Vendore  prane Bashkise Tirane brenda afatit 30 ditor nga momenti i marrjes dijeni per detyrimet shtese, dhe ne rast te  nje vendimi negativ nga Komisioni i Apelimit, duhet t’i drejtohet Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tirane brenda afatit 30 ditor nga momenti i marrjes dijeni te vendimit te Komisioni i Apelimit. Nese Komisioni i Apelimit nuk merr vendim brenda 60 diteve, atehere tatimpaguesi mund t’I drejtohet gjykates pa pasur nje vendim nga Komisioni i Apelimit. Sqaroj se ankimi administrativ tatimor prane Komisionit te Apelimit eshte nje procedure qe domosdoshmerisht duhet bere, dhe duhet bere brenda afati 30 ditor, pasi ne rast se nuk ezaurohet ankimi administrative, Gjykata do te vendose mospranimini e padise, pra nuk do te marre ne shqyrtim kerkesepadine e tatimpaguesit.

 

U intervistua: Artan Gjergji

Ekspert i Ceshtjeve Ekonomike

 

1-Si ndikon kjo situatë te bizneset e vogla dhe të mesme?

A.GJ – padyshim qe cdo kosto e shtuar ne aktivitetin e biznesit eshte nje element qe shton barren financiare duke e bere me pak eficient biznesin. Ne rastin ne fjale behet fjale per nje ze buxheti jo shume domethenes per biznesin, por qe gjithesesi, duke marre te mireqene qe keto biznese ne te shumten e rasteve jane te vetepunesuar apo biznese qe punesojne nga 1-5 veta, kosto te tilla krijojne nje ndikim te prekshem negativ per buxhetet e tyre te brishta.

 

2-Rritja e barrës fiskale dhe mungesa e parashikueshmërisë në këtë rast a ka precedent të mëparshem?

A.GJ – Duhet te kuptojme qe politikat fiskale, si ne nivel qendror edhe ne nivel lokal, jane veprime publike qe kane nje ndikim direkt ne jeten e qytetareve dhe taksapaguesve. Si te tilla, para se te ndermerren, realizohen studime te hollesishme bazuar ne historikun e te dhenave ne te shkuaren, duke matur efektin qe keto politika japin si ne drejtim te barres mbi tatimpaguesit, ashtu edhe tek rritja e te ardhurave ne buxhetin e shteti apo buxhetin bashkiak.

Pas analizes se thelluar dhe matjes se ndikimeve te mundshme, politika te tilla diskutohen me grupet e interesit edhe si prezantime edhe si draft-ligje, draft-rregullore apo dokumente te politikave fiskale, me qellim terheqjen e mendimit nga shtresat e prekura, si dhe permiresimin e efikasitetit te kesaj politike fiskale/publike. Ne hallken e fundit, pasi kjo politike permiresohet edhe me komentet nga grupet e interesit, atehere kalon per vendimmarrje ne organet perkatese sic jane parlamenti apo Keshilli Bashkiak. Pas miratimit, ato hyjne ne fuqi dhe kalojne per zbatim ne organet ligjzbatuese ne nivel qendror e lokal.

Ne te gjitha rastet, praktikat me te mira kombetare dhe nderkombetare tregojne qe politika te caktuara fiskale miratohen kohe perpara se te fillojne zbatimin e tyre mbi taksapaguesit. Ky nuk eshte rasti,

 

3-A u diskutua në parë?

A.GJ – ne dijenine time, ose me aq sa informacion ka qene publik, nuk di qe nje politike e tille fiskale e Bashkise Tirane te jete diskutuar paraprakisht me grupet e interesit, shoqatat e biznesit dhe dhomat e tregtise. Vendimi eshte marre neper salla e korridore te mbyllura e ne nxitim e siper, madje ne gjykimin tim edhe pa e menduar mire ligjerisht, duke e bere ate nje vendim abuziv dhe te goditshem ne rruget Gjyqesore.

 

4-A ka ndodhur ky fenomen edhe ne vende te tjera apo vetem ne Bashkine e Tiranës?

A.GJ – Rrritje apo riklasifikim taksash bashkiake ndodhin ne cdo bashki te vendit brenda limiteve dhe fashave qe lejon Ligji per Pushtetin Vendor. Por ne formatin dhe formen e tille abuzive-prapavepruese, nuk di te jete aplikuar ne ndonje bashki tjeter.

 

5-Rasti juaj personal si keni vepruar?

A.GJ – duke qene nje njohes dhe ndjekes i ekonomise, personalisht jam perpjekur qe bizneset qe njoh apo qe me besojne t’i paralajmeroj qe te interesohen me avokate e te kapin afatet kohore ne kohe ne mneyre qe te mos e lejojne kete abuzim te rendoje mbi shpatullat e tyre. Megjithate, duhet thene se shume biznese e kane humbur te drejten e ankimimit pasi e kane kuptuar abuzimin shume me vone se afatet ligjore. Nje pjese jo e vogel e bizneseve qe kane konsulence te vazhdueshme ligjore e fiskale, kane bere llogarite qe taksa abuzive e Bashkise Tirane, kushton relativisht me pak se kostoja e avokatit per te sfiduar kete akt administrativ ne gjykate. E ne fakt edhe kjo eshte nje forme tinzare e administrates bashkiake qe e rrit efektin e abuzimit. Rritja e taksave, pervecse behet pa konsulte me grupet e interesit, realizohet ne nje nivel te tille abuziv qe biznesi te mos kete interes ta ndjeke dhe ankimoje ne rruge ligjore per shkak te kostove te larta, duke legjitimuar ne nje fare menyre indirekt abuzimin e vazhdueshem.

 

 

Shenim: artikullin origjinal e gjeni ne linkun:  https://acqj.al/a-po-ndeshkohen-bizneset-e-tiranes-nga-rritja-e-taksave/ 

 

 

Comments