ME PAK KOSTO PER PAGESAT ELEKTRONIKE – A ESHTE CASH-I MBRET ?
Nga Artan Gjergji,
Ekspert i Sherbimeve Financiare
Vendimi i fundit i Bankes se Shqiperise per
reduktimin e kostove te transfertave elektronike si ne kanalet bankare ashtu
edhe nepermjet institucioneve te parase elektronike dhe aplikacioneve te
ndryshme ne vend eshte nje levizje shume pozitive.
Ne vend te politikave detyruese per perdorim te ketyre instrumenteve, Banka e Shqiperise ka zgjedhur menyren me efikase, ate te nxitjes se perdorimit nepermjet reduktimit drastik te kostove (komisioneve). Eshte e rendesishme te kuptohet qe qytetaret duhet ta ndijejne ne xhepin e tyre perfitimin qe sjell perdorimi i pagesave elektronike. Vetem atehere do te heqin dore nga perdorimi masiv i cash-it.
Shqiperia ka trasheguar nje mendesi konsumatori qe eshte shume e foksuar tek perdorimi i cash-it ne ekonomi. Kjo ka ardhur e trasheguar nga sistemi totalitar komunist i para viteve 90’, ku Shqiperia nuk trashegoi nje sistem financiar/bankar te mirefillte, edhe pse ne disa vende te Lindjes qe i perkisnin ish-Bllokut Komunist kishte banka te mirefillta tregtare. Pas viteve 90’ shqiptaret u orientuan drejt emigrimit masiv nderkohe qe institucionet e brishta financiare qe u krijuan me shume u pane si vazhdimesi e institucioneve te vjetra apatike, se sa si institucione financiare moderne. Goditjen e fundit tek besimi qe mund te kishin Shqiptaret tek sistemi financiar e dha padyshim ngritja, lulezimi dhe renia e skemave piramidale, te cilat jo vetem fshine me shume se 1.2 miliarde dollare nga kurismet e shqiptareve, por lane pasoja te jashte zakonshme ne jeten ekonomiko-sociale te cdo shqiptari.
Edhe pse pas vitit 1998, kemi perpjekje
serioze per krijimin e institucioneve te para financiare, te cilat qe atehere
kane ardhur duke u konsodiludar dhe evancuar ne rrugen e sistemve moderne ne
vendet homologe, perseri duhet thene qe varesia e Shqiptareve nga pagesat CASH,
ka ndryshuar shume pak. Por nese analizohen faktoret, tashme nuk eshte vetem mungesa
e besimit, por ka edhe arsye te tjera nga me te ndryshmet.
“CASH-i
eshte mbret”
Eshte nje parulle qe perdoret rendom mes njerezve ne jeten tone te perditshme sidomos mes atyre qe refuzojne perdorimin e mjeteve elektronike te pagesave (kartave bankare, aplikacioneve te parase elektronike). Megjithate, nese studiohet ne menyre akademike por edhe empirike sjellja dhe qasja e ketyre njerezve do te arrinim te dallonim kryesisht dy grupime te individeve qe e “dashurojne” dhe “urrejne” cash-in.
Grupimi i pare u perket atyre njerezve te cilet nuk kane deshire te lene gjurme ne transaksionet e tyre neper sistemet financiare. Pa dashur te paragjykoj askend me kete shkrim, nje pjese jo e vogel e tyre jane indiivide me te ardhura nga burime te paqarta duke perfshire te ardhurat qe shmangin detyrimet tatimore e deri tek individet qe kane te ardhura nga burime te paligjshme. Nje pjese shume e vogel mund ta kene kete qasje thjesht per elemente konfidencialitet, sado pa sens te duket nje gje e tille, pasi realisht ligjet per mbrotjen e te dhenave personale ne ditet e sotme jane shume te fuqishme dhe mjaft mbrojtese ne favor te individeve. Pervec kesaj, tashme autoritetet e taksave, por zgjerojne gjithnje e me shume bazen e tatimpaguesve qe do t’u duhet te deklarojne ne menyre individuale te ardhurat. Qe nga viti 2024, cdo individ me nje page apo te ardhura mbi 100.000 leke ne muaj duhet te dorezoje ne tatime Deklaraten Individuale Vjetore te te Ardhurave (DIVA). Pra hapesirat per shmangie apo konfidencialitet ndaj autoriteteve sa vijne e ngushtohen.
Grupimi i dyte i atyre qe qasen ne mase
drejt refuzimit te perdorimit te mjeteve elektronike te pagesave bankare
(njihet si Financa Tradicionale) eshte edhe nje grupim doktrinaresh (kryesisht
ekonomiste dhe IT) te cilet thjesht refuzojne rendin aktual te menyres se si
funksionon sistemi financiar ne menyre te centralizuar e te kontrolluar nga
Bankat Qendrore. Ata pretendojne qe bota menaxhohet nga bankieret sepse jane
bankat qendrore ato qe kane ne dore rritjen ose zvogelimin e ofertes monetare
(parase qe emetohet dhe perdoret ne qarkullim), duke na diktuar ne menyre cdo
aspekt te jetes sone ekonomiko-sociale. Per kete arsye ata jane te prirur drejt
perdorimit te formave te de-centralizuara te pagesave, te cilat bazohen mbi
teknologjite block-chain. Edhe pse nje pjese e konsiderueshme e ketyre skemave
jane skema mashtruese te cilat bazohen mbi nje sistem piramidal (pump & dump schemes), ka plot
projekte te Finances se Decentralizuar (De-Fi) te cilat jane serioze dhe jo
vetem qe i kane rezistuar kohes, por kane ardhur duke e pemiresuar jashte mase
cilesine dhe sigurine e sherbimeve te tyre duke gjetur nje perdorim gjithnje e
me te madh mes atyre qe i njohin dhe i pranojne si instrumente pagese. Edhe pse
publiku njeh Bitcoin si kriptovaluten me te perdorur, ne qakrullim ka plot
projekte te tjera serioze si Etherum, Ripple, Solana, Cardano etj. Perdorimi i
projekteve dhe instrumenteve te tilla nuk ka nevoje per dominimin apo
administrimin e nje autoriteti te centralizuar si banka qendrore, por ka
mekanizma mjaft te sigurte qe pengojne manipulimin dhe keq-perdorimin e tyre
nga grupime te caktuara individesh. Per me teper, edhe pse keto projekte
konsiderohen si hapesira te pakontrolluara ku mund te pastrohen lehtesisht
parate, ne fakt krejt e kunderta eshte e vertete. Pasi jo vetem lihet gjurme,
por keto te dhena jane transparente dhe lehtesisht te aksesueshme nga kushdo qe
ka sado pak njohuri ne kete fushe.
A eshte
mire apo keq perdorimi i Pagesave Elektronike
Por le te kthehemi tek thelbi i ceshjtes ne ditet tona. Qe ne fillim te heres te pranojme qe ne jetojme ne nje bote te dominuar nga Financa Tradicionale dhe te gjitha llojet e bankingut ekzistues perfshire bakingun qendror. Ne te tilla kushte, reduktimi i cash nuk do te thote qe Financa Tradicionale po ndryshon kah apo qasje. Jo. Thjesht do te thote qe po zevendesohet sasia e parase cash me shifra digitale, te cilat jane shume here me me pak kosto dhe shume here me lehtesisht te perdorshme ne kushtet e avancimit te teknoligjise dhe penetrimit te perdorimit te internetit ne jeten tone te perditshme. E thene me fjale te tjera, nuk ka rendesi nese parate qe perdorim ne jeten tone te perditeshme do jene me pagesa elektronike/digjitale apo cash, perseri ato i perkasin Finances Tradicionale dhe e gjithe sasia e parave ne qarkullim (si cash apo elektronike/digjitale) administrohet dhe kontrollohet nga banakt qendrore.
E megjithate, pertej debatit te dominimit ose jo te sistemeve financiare (pa dashur te marr ane ne kete shkrim), nese brenda Finances Tradicionale na duhet te zgjedhim mes perdorimit te cash-it dhe perdorimit te mjeteve te pagesave elektronike dhe apo digjitale, padyshim qe duhet zgjedhur perdorimi “cashless” (pra instrumentat jo-cash).
Ne te njejtat kushte te sistemit te sotem financiar tradicional, reduktimi i perdorimit te cash-it sjelle benefite per individet sepse redukton ne menyre drastike kostot e transaksioneve, si dhe redukton risqet qe shoqerojne perdorimin e cash-it (vjedhje, djegia, humbja, demtimi etj.).
Ne anen tjeter, edhe per institucionet financiare perdorimi i cash-it ka nje kosto te jashtezakonshme per te cilen qytetari pak ose aspak ka dijeni. Psh nese ju jetoni e punoni ne Tirane dhe shkoni me pushime ne Sarande apo ne Vermosh, ju duhet qe te perdorni parate per pagesa dhe ne versionin klasik i drejtoheni nje bankomati (ATM) per te tehequr te hollat tuaja, pa e vrare mendjen qe per te sjelle aot para deri ne Sarande apo Vermosh punojne te pakten 100 veta qe cdo gje te jete gati per ju. Duke filluar qe nga specialistet e administrimit te likujditetit neper banka e deri tek specialistet e sigurise qe i sjellin parate vash ne menyre fizike deri ne destinacion me makina te blinduara (ne menyre periodike sipas nevojave). Perdorimii i parase elektronike dhe mjeteve te pagesave digjitale e redukton ne menyre drastike koston edhe per bankat.
E fundit por jo me pak e rendesishmja, edhe per autoritetet ligjzbatuese, perdorimi i pagesave elektronike sjell perfitime pafund. Kjo sepse rritet shkalla e gjurmueshmerise se transasksioneve duke reduktuar ne maksimum hapesirat per pastrimin e parave nepermjet sisitemit financiar. Ne anen tjeter lenian gjurme ne sistemet elektronike prodhon databaza te medha te dhenash, te cilat perdoren nga institucionet rregullatore (si BSH) per analiza apo vendimmarrje te ndryshme qe lehtesojne edhe me tej proceset ne favor te reduktimit te kostove dhe rritjes se perfitimeve per agjentet ekonomike.
Per te gjitha arsyet e permendura me lart, duhet thene qe Banka e Shqiperise eshte e mirepritur me strategjine e saj afatmesme dhe afatgjate per rritjen e perdorimit te instrumeteve te pagesave elektronike/digjitale dhe reduktimin e cash-it ne ekonomi.
Ndersa, sa i perket debatit se a duhet ekonomia te kaloje drejt Financave te Decentralizuara (DeFi), kjo eshte nje teme qe e tejkalon fuqine dhe kapacitetin e sistemit finanicar shqiptar. Ne kushtet aktuale ende rendi boteror financiar nuk eshte i qarte nese do kaloje apo jo ne nje tjeter model. E rendesishme eshte qe urat lidhese mes Finances Tradicionale dhe DeFi jane hedhur dhe mjaft vende te rendesishme apo mjaft institucione financiare po punojne ne kete drejtim. Jam i bindur qe ne kohen dhe momentin e duhur edhe Shqiperia nuk do behet perjashtim i ketij trendi.
Deri atehere le te mesohemi me pagesat
elektronike !
Ne link nje prononcim i shkurter per
vendimin e Bankes se Shqiperise per reduktimin drastik te kostove te pagesave
elektronike: https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=67boY-nPrks&t=1s
.





Comments
Post a Comment