A eshte Banka Qendrore Europiane kunder Pagesave Elektronike ?
Ekspert i Tregjeve dhe Sherbimeve Financiare
Ditet e fundit ka bere mjaft buje nje njoftim i Bankes Qendrore Europian (BQE), e cila u ben thirrje qytetareve te komunitetit europian qe te mbajne sasi te vogla te parase fizike (cash) ne rastet e emergjences. Kjo thirrje behet bazuar ne studime empirike te realizuara nga institucione akademike, bazuar ne sondazhet dhe perceptimet e mbledhura nga qytetaret e BE, si pasoje e problematikave qe shoqerojne skemen politiko-shoqerore te Europes ne vitet e fundit.
Nje lajm i tille i perhapur me shpejtesi ne mediat shqiptare, u duk si nje kundraveprim me politiken e shpallur ne menyre sfidante nga Qeveria e re Rama 4, e cila anagazhohet per reduktimin e cash-it ne ekonomi brenda nje periudhe relativisht te shpejte.
Ne fakt nuk eshte keshtu. Sado paradoksale
duket per shkak te “perplasjes” se daljeve publike ne te njejten kohe, jane dy
strategji dhe fenomene qe aspak nuk kundershtojne njera-tjetren. Krejt e
kunderta.
Burimi fotos; BLOOMBERG
Ekonomia si shkence shoqerore ndikohet nga
konteksti ku aplikohet
Ne radhe te pare duhet te kuptojme qe
ekonomia nuk eshte nje shkence ekzakte, por eshte nje shkence shoqerore, dhe si
e tille ndikohet fort nga ambjenti, fenomenet, perqasjet dhe sjelljet e
konsumatoreve. Keta te fundit, ne situata dhe kontekste te ndryshme kane
reagime/nderveprime te ndryshme.
Cash-i ka shume kosto per agjentet ekonomike
dhe ligjzbatues
Thene kjo, duhet te kuptojme qe perdorimi i cash-it ne ekonomi ka kosto te jashtezakonshme kreysisht per institucionet financiare (siguria, transporti, vjedhjet, demtimet etj.) ashtu edhe per vete individin (humbja, djegia, vjedhja, demtimi). Por pervec kesaj, nxitja e institucioneve drejt perdorimit te parave elektronike e ka zanafillen ne nevojen e institucioneve ligjzbatuese per te gjurmuar transaksionet e paligjshme dhe ato te dyshimta qe kane lidhje me kriminalitetin apo pastrimin e parave, pa lene menjane edhe transaksionet qe shmangin detyrimet tatimore (evazioni fiskal).
Per rrjedhoje, cdo lloj strategjie qe nxit
rritjen e pagesave elektronike dhe reduktimin e cash-it ne ekonomine e nje
vendi eshte e mirepritur nga pothuaj te gjithe aktoret. Nuk eshte qellimi i
ketij shkrimi debati i lirise ekonomike dhe anonimatit nga i cili nuk duan te
heqin dore nje grup doktrinaresh (eshte
teme per nje shkrim tjeter). Po ashtu, nuk jane teme e ketij shkrimi
mundesia dhe kapacitetet e Qeverise Shqiptare per t’ia arritur ketij qellimi
ambicioz. Duhet thene qe nisma dhe vullneti pozitiv ne kete drejtim duhen
pershendetur, pasi sjellin nje nivel shume here me te madh te formalizimit te
nje ekonomie ne rritje, sic eshte ajo e Shqiperise.
Po si ka mundesi qe BQE del “pro” mbajtjes se
cash-it?
Ne fakt nuk eshte keshtu. Por per ta kuptuar kete, duhet zbuluar konteksti dhe qellimi i BQE. Duhet thene qe Europa ka disa vite qe ka qene ne nje situate ekonomiko gjeopolitike jo fort te favorshme, mes etheve te zgjerimit, perplasjeve brenda bllokut te BE, agresivitetit gjeopolitik mes lindjes (Rusise dhe Kines apo te ashtuquajturave vende BRICS) dhe ndryshimit te kursit te politikes amerikane.
Pertej efekteve financiare qe solli kriza e viteve 2008 dhe rrezikut per falimentimin e disa bankave te medha apo problematiken madhore qe shkaktuan per finanicat e BE fenomeni i krizes financiare Greke dhe dalja e Britanise nga unioni (BREXIT), duhet thene qe Europa eshte perballur fort me kostot qe erdhen nga lufta e shkaktuar nga pushtimi Rus drejt Ukrahines dhe pasojat ekonomiko sociale qe solli bllokada e mallrave (nafta, metalet, dritherat) nga tregjet ruse qe jane furnizues te rendesishem ne tregjet globale.
Informacionet e sherbimeve sekrete per nje
agresion te mundshem te Rusise drejt vendeve anetare te BE qe jane ne kufirin
lindor si Polonia, vendet Balltike apo vendet Skandinave, i kane vene keto vende
ne levizje te shikojne per plane evakuimi emergjent per popullatat e tyre. Kete
kontekst e ka perkeqesuar akoma me shume lufta mes Izraleit dhe Hamas qe ka
sjelle pushtimin e Gazes dhe nje nder krizat me te medha humanitare deri ne
kufinjte e gjenocidit ne nje rajon jo larg Europes. Te gjithe keto elemente
kane kosot te jashtezakonshme ne buxhetet shteterore por edhe ne tregjet e
mallrave apo te lendeve te para, duke dhene efekte zinxhir ne rritjen e cmimeve
ne shkalle globale.
Lufterat po behen me inteligjente ne nje bote
virtuale
Pervec kesaj, ne shekullin e inteligjences artificiale, edhe luftrat kane filluar te behen inteligjente dhe jo domosdoshmerisht frontale me perplasje fizike ushtarake. Tashme jemi perballe lufterave qe realizohen me raketa ultrasonike, me drone inteligjente apo me tej akoma, me sulme te fuqishme kibernetike te cilat synojne te godasin fort sisteme kompjuterike vitale ne jeten e perditshme te qytetareve ne vendet qe jane pjese e objektivit te agresionit. Fenomene te tilla qe kane te bejne me goditje te pikave kritike jane prezente ne kontekstin gjeopolitik euorpian duke filluar nga goditjet e anijeve (gjoja) civile ruse per tubacionet e gazit qe furnizojne Europen (rasti i Nord-Stream) e deri tek sulmi kibernetik ne menyre frontale qe pesoi Shqiperia me origjine nga Irani (E-Albania dhe disa banka lokale).
Pikerisht, ky lloj konteksti rreziku si dhe varesia e larte qe kane sherbimet digjitale publike apo private sot nga teknoligjia, na bejne gjithnje e me te goditshem (vulnerabel) karshi te papriturave. Fjala bie nese sistemi i nje banke ne Poloni, Lituani apo Finlande goditet per shkak te nje lufte frontale ushtarake (bombe, dron) apo per shkak te nje sulmi kibernetik ne sfotware e saj, atehere qytetaret e ketyre vendeve do te ngeleshin pa sherbimin bankar per disa ore, ose maksimumi 2 dite. Por kurresesi me shume, pasi aq mjaftojne per t’iu rikthyer edhe nje here sherbimin qytetareve.
Kjo eshte sigurte sepse sipas praktikave me te mira nderkombetare dhe ligjore, protokollet e sigurise kibernetike u mundesojne bankave klonimin e te dhenave ne vendndodhje te tjera (larg vendit meme) ne cdo 30 minuta ose dhe me pak. Keshtu qe, cfaredo ngjarjeje t’i ndodhe nje banke apo institucioni tjeter publik apo privat qe ofron sherbime digjitale, te dhenat rikuperohen ne kohe rekord pa asnje humbje dhe sherbimi per qytetarin fillon aty ku ka mbetur.
Kjo eshte arsyeja pse nese lexohet me
vemendje thirrja e Bankes Qendrore Europiane behet thirrje per shuma simbolike
(70-100 euro per 1 person), te mjaftueshme per te siguruar nje konsum normal te
nje individi per maksimumi 48 ore deri ne rikuperimin e situatave apo evakuimin
e popullates.
Edukimi Financiar domosdoshmeri per cdo
individ
Ne ekonomi konteksti gjeo-politik apo shoqeror ku ndodhin fenomene te caktuara ka shume rendesi, e per rrjedhoje mund te krijoje pritshmeri te ndryshme dhe pasoja te ndryshme.
I rendesishem eshte edukimi financiar bazik
per kedo. Kete e kemi ne dore vete.
Shenim:
Nje interviste permbledhese me gaztaren
Mimoza Ibra, Vizion+ TV
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=HmDd2vsrzGs
.
Comments
Post a Comment