BLLOKIMI I MONOPATINAVE DHE KAPSLLEKU I TRAFIKUT NE QYTETET TONA
nga Artan Gjergji Ne kete te diele te qete, u cuditem me vendimin e papritur te Ministres se Brendshme per te bllokuar perdorimin e monopatinave , nje mjet transporti i cili vitet e fundit ka gjeutur nje perdorim mjaft te gjere (sidomos nga te rinjte). Por a eshte ky veprimi i duhur? Le te llogjikojme pak me mendje te ftohte. Ne radhe te pare ai eshte nje produkt qe eshte shitur lirshem neper dyqanet e Shqiperise dhe shteti shqiptar ia ka vjelur te mirat importit te tyre se ka marre taksat qe ne dogane. Bllokimi pa asnje pergjegjesi te Qeverise, jo vetem nuk eshte zgjidhje, por ne rastin me te mire eshte nje veprim arbitrar dhe abuzim me konsumatoret. Nje veprim abuziv qe u kushton qytetareve, jo vetem koston e investimit (nga 200-500 euro), por edhe kostot e perditshme te transportit ditor per ne pune apo ne drejtime te tjera. E dyta, askush nuk i perdor keto instrumente apo mjete per qejf. Ne nje vend si Shqiperia ku transporti publik eshte per faqe te zeze, n...