Kursimet në banka më të sigurta, deri në 6 milionë lekë të garantuara për qytetarët
Artan Gjergji, Ekspert I Tregjeve dhe Sherbimeve financiare
Interviste me Marjo Brakaj, Gazetar Ekonomie, A2 CNN
12 Tetor 2026
Shuma e depozituar mund të jetë e madhe, por në rast
falimenti apo heqje licence të bankës... të sigurta kemi deri 2.5 milionë lekë.
Artan Gjergji, ekspert i tregjeve të kapitalit thotë se:
“Sigurimi i depozitave është një skemë e detyrueshme përmes së cilës mbrohen
kursimet e qytetarëve në sistemin bankar. Çdo bankë kontribuon në këtë skemë, e
cila aktivizohet në rast se një bankë falimenton ose i hiqet licenca dhe nuk
është më në gjendje t’u kthejë paratë depozituesve, duke i kompensuar ata deri
në kufirin e përcaktuar me ligj.”
Nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, “sasia e garantuar e
parave” do të rritet deri në 6 milionë lekë. Ndryshimet ligjore të hedhura për
konsultim publik parashikojnë që kufiri maksimal i sigurimit të depozitave
bankare në vend të zgjerohet në 100 mijë euro”.
“Rritja e tavanit të sigurimit të depozitave është një
çështje që ka kohë që diskutohet dhe shihet si e nevojshme për t’iu përshtatur
zhvillimeve ekonomike dhe vlerës së kursimeve që qytetarët mbajnë në banka. Me
ndryshimet e propozuara, synohet që niveli i mbrojtjes të afrohet me standardet
europiane, duke zgjeruar shumën që mund të përfitohet në rast të falimentimit
të një institucioni bankar”, vijon Gjergji.
Ndryshime parashikohen edhe në procedurat e kompensimit të
qytetarëve, në rast se një bankë ose shoqëri kursim-krediti nuk ka më aftësi
paguese. Shlyerja e detyrimeve do duhet të bëhet brenda 14 ditëve punë, ndërsa
pas anëtarësimit në BE në vetëm një javë.
“Për qytetarët, këto ndryshime nënkuptojnë më shumë siguri
për paratë e depozituara, por edhe mundësinë për t’i rimarrë ato në një kohë më
të shkurtër në rast të problemeve me bankën ku kanë kursimet. Përtej rritjes së
shumës së garantuar, shkurtimi i afateve të kompensimit ndihmon në uljen e
pasigurisë dhe në ruajtjen e besimit te sistemi bankar”, shprehet Artan
Gjergji.






Comments
Post a Comment