Dritëhijet e sektorit të mikrofinancës në Shqipëri
Në
këtë emision flitet për sektorin e mikrofinancës në Shqipëri. Të ftuarit diskutuan
në lidhje me ndikimin e saj pozitiv në edukimin finnciar të aktorëve ekonomikë dhe
maturimin e tyre për sektorin bankar. Ekspertët nxorrën në pah rolin e saj të
panegociueshëm në drejtim të financimit të bizneseve të vogla e të mesme dhe
efektin social të jashtëzakonshëm sidomos për zonat rurale. Një tjetër element
i rëndësishëm i cili u diskutua në detaje kishte të bënte me perceptimin
negativ tek konsumatorët sa i përket nivelit të lartë të normave të interesit. Të
ftuarit shpjeguan kostot e larta të burimeve të financimit që kanë
institucionet e mikrofinancës sepse në ndryshim nga bankat nuk lejohen të
pranojnë depozita. Kjo kosto e lartë e burimeve padyshim që me një logjikë të
thjeshtë ekonomike reflektohet edhe në koston e kredive. Bashkëbisedimi u
fokusua edhe mbi potencialet për ekspansion që ka sektori i mikrokredisë në
kushtet e uljes së numrit të bankave në vend. Në këtë këndvështrim, u theksua
fakti që institucionet e mikrokredisë më shumë se konkurrente, janë plotësuese
(komplementare) me bankat në misionin fisnik të kreditimit të ekonomisë së
vendit.
RTSH, 25 Tetor 2022, emisioni
“Të Flasim për Ekonominë” me gazetarin Bardhi Sejdarasi
Të ftuar në studio:
Zj. Arlinda Mujo,
Kryetare e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës dhe Drejtuese e Kredo.Al
Zj. Brunilda Isaj,
Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës,
Z. Artan Gjergji, Ekspert
i Tregjeve dhe Shërbimeve Financiare
Në lidhje direkte:
Zj. Sorina Koti, Nën-Kryetare
e Grupit Parlamentar të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë
Z. Spiro Brumbulli,
Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave
Comments
Post a Comment