PROBLEMET E FONDEVE TE INVESTIMEVE DHE PENSIONEVE NE KUSHTET E RRITJES SE NORMAVE TE INTERESIT

Per kedo qe ndjek me kujdes dhe kersheri profesionale zhvillimin mjaft intensiv dhe te luhatshem te tregjeve financiare nderkombetare por edhe ne vend, nuk mund t’i kete shpetuar pa vene re problemi i madh e i menjehershem dhe qe shkaktoi ne tregun financiar britanik levizja ne kah të kundert te Bankës së Anglisë (banka qendrore) e cila në një lëvizje te forte injektoi rreth 65 miliarde pound per nje periudhe 13 ditore (cdo dite nga 5 miliarde). Pavaresisht akuzave dhe hamendesimeve se po bente levizje te gabuar ne kushtet e nje periudhe inflacioniste, kur bankat qendrore nepermjet rritjes se normave te interesit tentojne te terheqin likuiditetin nga tregu qe te frenojne inflacionin, banka qendrore i surprizoi te gjithe me deklaratat e saj  se po perpiqej te ruante stabilitetin financiar te te gjithe arkitektures, per te mbrojtur nga kolapsi sistemin e pensioneve (fondet e pensioneve) te cilat ishin ne rrezik te jashtezakonshem.

 

Po c’kishte ndodhur? Kryesisht fondet e investime edhe pensioneve, te cilat nje pjese te mire te aktiveve qe kane nga kursimet e qytetareve i investojne ne instrumente te borxhit (qeveritar dhe privat), jane ndjere ne nje presion te jashtezakonshem hemoragjie me qytetaret qe terheqin kursimet e tyre. Kjo vjen per shkak se rritja e normave te interesit i ben kthimet nga keto instrumenta financiare shume te pafavorshme, duke sjelle nje renie te dukshme te kurbes se fitimeve nga keto skema dhe krijuar panik tek qytetaret, edhe pse ky eshte nje proces normal ne tregjet financiare. Edhe ne ato raste kur qytetaret i njohin tregjet financiare dhe e dine qe ky eshte nje proces normal, ne kushtet e nje norme inflacioni qe po i afrohet 10%, nje norme kthimi nga investimet qe nuk kalon nivelin e 5% e ben kete forme investimi te pafavorshme per ata qe i njohin tregjet e kapitalit dhe filozofine e kthimit nga investimet. Te gjendur nen presionin e qytetareve per te dale nga fondet dhe kthyer ne cash pozicionet e tyre, fondet e investimeve dhe pensioneve u drejtohen bursave per te shitur letrat me vlere qe kane ne portofol dhe per te krijuar likuiditet, ne mneyre qe t’i pergjigjen ne kohe reale kerkesave te investitoreve. Keto levizje te forta sjellin humbje te medha per fondet. Letrat me vlere shiten ne rastin me te mire me cmime shume te pafavorfshme ne kushtet e panikut dhe presionit, ose ne rastin me te keq nuk jane likuide pasi nuk gjejne investitore. 

 

Per kete arsye, te gjetur mes 2 te keqijave te medha ne tregun financiar, panikut dhe rrezikut per te futur ne kolaps skemat e pensioneve dhe investimve, perkundrejt frenimit apo shtyrjes ne kohe te luftes per reduktimin e inflacionit, Banka e Anglise u detyrua te luftoje me te keqen me te madhe e te shpetoje nga kolapsi fondet. Per kete qellim me nje pakete mjaft agresive u detyrua te bleje mbrapsht (buy-back) obligacionet e thesarit britanik (guilts) nga fondet e pensioneve ne nevoje pre likuiditet, dhe t’i shpetoje ato nga presioni i hemoragjise qe vjen kryesisht per shkak te panikut financiar. Me vone banka qendrore do t’i kthehet luftes per frenimin e inflacionit. Natyrisht, kjo situate nuk u ndihmua aspak edhe nga gjendja pak e brishte politike ne Qeverine Britanike, e cila po perpiqej qe te ndermerrrte disa reforma fiskale stimuluese (ulje taksash) te cilat synonin nxitjen e ekonomise ne kushtet e frenimit te rritjes qe sjell rritja e normave te interesit per te ulur inflacionin.

 

Nje shqetesim pak a shume i ngjashem ngrihet edhe nga FMN ne nje raport te fundit, i cili analizon lidhjen direkte qe ka politika monetare shternguese (rritja e normave te interesit) ne kushtet e luftes per frenimin e inflacionit tek segmente te tjera te tregut financiar sic jane fondet e investimeve dhe pensioneve. Sipas ketij studimi (grafiku me poshte) ka nje lidhje te zhdrejte mes rritjes se normave te kthimit nga fondet e ekspozuara ne tituj borxhi ose asete te tjera jo shume likuide dhe rritjes se normave te interesit qe po aplikojne bankat qendrore. Pikerisht sipas FMN, rregullatoret duhet te bejne kujdesin maksimal per nje gershetim te politikae ne menyre te tille qe kostot te jene sa me te uleta e te mos shkaktojne ndikime te forta apo me tej kolapse te segmenteve te caktuara te tregut financiar.

 

KU ESHTE SHQIPERIA NE KETE MES?

Padyshim qe doktrina ekonomike dhe llogjika e funksionimit te tregjeve financiare tradicionale funksionon njelloj kudo njelloj. Per rrjedhoje edhe fondet e investimeve ne vend kane pesuar nje renie te kurbes se normave te kthimit. Ky fenomen nuk vjen per faj te administrimit te ketyre fondeve (duhet thene qe padyshim te gjitha fondet ne Shqiperi kane nje administrim mbi baza profesionale bashkekohore). Renia e normave te kthimit vjen nga fakti i ekspozimit te pjeses me te madhe te aktiveve te ketyre fondeve ne tituj borxhi. Rrritja e normave te interesit, ka nje ndikim negativ ne cmimet (vleren) e letrave me vlere te boxhit, duke sjelle zhvleresimin e tyre. Ne kushte normale, fondet e ngjashme ne tregje te zhvilluara manovrojne shpejt duke shitur nje pjese te portofoleve dhe zevendesuar ato me instrumenta te tjere financiare, e mundesuar keshtu nje amortizim te nje situate te pafavorshme e te perkohshme. Por per fatin tone te keq, zhvillimi modest i tregut te kapitaleve ne Shqiperi nuk ofron shume alternativa pervec instrumenteve te borxhit, per rrjedhoje mundesite e fondeve per te amortizuar efektet negative jane tej mase te kufizuara.

Lajmi i mire eshte se per shkak te kufizimeve legjislative dhe fazes embrionale te fondeve te pensionit, nuk lejohet qe te kete dalje apo mbyllje pozicionesh investimi nga fondet e penisoneve. Me fjale te tjera kontribuesit ne fondet e penisoneve nuk dalin dot (pa penalitete) nga fondet e pensioneve per periudha kohore me te shkurtra se 10 vite. Ky kriter ligjor ka penguar hemoragjine nga fondet e pensioneve duke u dhene mundesine ketyre institucioneve ta amortizojne problematiken qe vjen nga tregu dhe ta shtrijne periudhen e rikuperimit ne nje afat me te gjate kohor. Megjithate, duhet thene qe norma e kthimit nga fondet e pensionit dhe investimit ne Shqiperi, ashtu si ne te gjithe boten, eshte shume poshte normes se inflacionit, cka i ben keto instrumenta perkohesisht te pafavorshem.

 

Per kete rrjedhoje Shqiperia e ka te domosdoshëm zhvillimin e shpejte te tregut te kapitaleve si nje segment mjaft i rendesishem i tregut financiar, i cili rregullon jo vetem nje administrim me te mire te fondeve te pensionit dhe investimeve, por ndihmon edhe nje percjellje me te shpejte e eficiente te politikes monetare qe luan banka qendrore ne ekonomine e vendit.


POLITIKO

Tiranë, 05/10/2022

Comments