A RREZIKOHET E ARDHMJA E KRIPTOVALUTAVE

Duke filluar që nga fundi i vitit 2021, ka një rënie prej 70% të vlerës totale të tregut të kriptovalutave (nga 3 triliardë USD në rreth 880 miliardë USD), e cila ka ardhur nga një sërë faktorësh që ka të bëjë edhe me krizën gjeopolitke dhe zhvillimet ekonomike në botë, edhe me luftën në Ukrahinë edhe me krizat që erdhën nga rritja e cimeve të energjisë duke rritur kosotot e “mining”, edhe nga humbja e besimit të përkohshëm për shkak të disa skandaleve financiare (ndër më të mëdhatë falimentimi i një prej bursave më të mëdha të kriptovalutave FTX).

 


Të gjitha këto cështje u diskutuan në detaje në kët emision ku u vu re një ndarje mjaft e qartë e e dy klasave doktrinale që përputhen me mbështetësit e financave tradicionale (CeFi) dhe mbështetesit e financave të decentralizuara (DeFi) së bashku me industrinë blockchain si një risi që pritet të revolucionarizojë industrinë e shërbimeve financiare në një periudhë të afërt.

Pjesa më e madhe e bashkëbiseduesve në panel dakordësuan mbi faktin që kriptovalutat janë një aset i caktuar i ngjashëm me mjaft alternativa të ndryshme ekzistuese në tregun financiar që baohën mbi analizën rrezik/përfitim. Por duke qenë mjaft spekulative, iu bë thirrje investitorëve që në kushtet e mungesës së njohurive të qëndronin larg instrumetave të tillë, ose të zgjeronin njohuritë duke investuar shuma të vogla pa cënuar stabilitetin e kursimeve të tyre familjare.

Ekspertët në panel hodhën, idenë që në kushtet kur industria blockchian po revolucionarizon financat, duhet gjetur një urë përbashkuese mes financës tradicionale dhe së ardhmes së infrastrukturës blockchain apo përdorimit të kriptoalutave jo vetëm si instrument spekulativ investimi, por edhe si instrument pagese që lehtëson shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve mes individëve dhe bizbeseve (C2C, C2B, B2B, B2C). Gjithashtu, u debatua edhe mbi nevojën e rregullimit apo jo të kësaj industrie me të gjithë dritëhijet e saj.

 

Për të dëgjuar emisionin klikoni linkun: https://a2news.com/video/a2-business-nga-aurora-sulce-16-11-2022/

 

Të ftuar në studio:

z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave

z. Artan Gjergji, Ekspert i Tregjeve Financiare

zj. Denisa Kele, Eksperte e Kriptovalutave

z. Besart Hajrizi, profesor në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë, Ekspert i Kriptovalutave

Comments