RËNIA DRASTIKE E EUROS, PASOJAT DHE NDIKIMI NË EKONOMINË E VENDIT
Në këtë emision u diskutua në lidhje me arsyet e zhvlerësimit në nivele historike të valutës euro në tregun e brendshëm valutor në Shqipëri. Ekspertët dakordësuan në lidhje me faktin që kjo vjen kryesisht nga niveli i lartë i ofertës së kësaj valute në tregun e brendshëm por edhe nga jo pak faktorë të tregut të jashtëm që kanë të bëjnë me krizën në sektorin energjitik apo me politikat shtërnguese të rrijes së interesave që po aplikojnë bankat qëndrore në mbarë botën.
Në lidhje me arsyen pse kemi një rritje të madhe të sasisë së eurove në tregun e brendshëm ekspertët evidenduan faktin që kjo mund të ketë ardhur për shkak të rritjes së të ardhurave nga turizmi, remitancat e emigrantëve që ruajnë të njëjtin ritëm edhe pse kanë kaluar 3 dekada apo edhe burime të tjera jashtë sektorit financiar të cilat është pothuajse e pamundur të përllogariten apo gjurmohen. Gjithashtu, ekspertët evidentuan faktin që spekulimi i agjentëve ekonomikë në tregun financiar është një faktor prezent dhe që nuk duhet neglizhuar në kushtet e luhatjeve të tregut të brendhshëm valutor.
Përtej këtyre faktorëve sezonalë që vijen re në tregun e brendshëm valutor cdo muaj Gusht dhe Dhjetor, një tjetër element i rëndësishëm që mund të ketë ndikuar në forcimin e valutës LEK (zhvlerësimin e Euros) është edhe reduktimi i ofertës monetare në valutën vendase për shkak të politikës monetare shtërnguese që po aplikon Banka e Shqipërisë me qëllim frenimin e inflacionit. Kështu vetëm në 3-mujorin e fundit, Banka e Shqipërisë ka rritu 4 herë në mënyrë të dukshme veondosmërisht normat e interesit me nga dy shkallë (0.5 pikë), duke sjellë shtrenjtimin e kostos së parave dhe nxitur tërheqjen e rezevave të lira në valutën Lek nga tregu në drejtim të institucioneve financiare. Kjo ka sjellë reduktimin e rezervave të valutës kommbëtare në qarkullim, e cila e shoqëruar edhe me sasinë e lartë të euros ka sjellë edhe zhvlerësimin e monedhës euro në kufinjtë e 114 lekë.Përfaqësuesit e biznesit eksportues në panel diskutuan për kostot që i ka sjellë sektorit fason zhvlerësimi i euros përgjatë vitit 2022, të cilat vetëm për muajin Dhjetor dhe vetëm për sektorin fason përllogariten në nivelin e rreth 450 mijë eurove. Përfaqësuesit e biznesit kërkuan që shteti të identifikonte dhe ofronte mekanizma mbështetës për biznesin eksportues për ta mbrojtur atë nga rreziku i kursit të këmbimit. Megjithatë, edhe pse bien dakord që përkohësisht mund të ketë mekanizma mbështetës për biznesin eksportues, ekspertët financiarë sugjeruan që biznesi duhet të fillojë të ekslorojë instrumente mbështetëse që ofrojnë institucionet financiare banka dhe jo-banka që kanë të bëjnë me kontratat forward apo option, të cilat do t’u munësonin atyre një mbrotje afatgjatë nga luhatjet e kursit të këmbimit.
Për të dëgjuar emisionin klikoni
linkun: https://www.youtube.com/watch?v=Ld6iRAEQv74
Të ftuar në studio:
z. Edvin Prence, Kryetar i Pro Eksport
Albania
zj. Brunilda Isaj, Ekspert i Tregjeve
Financiare
z. Artan Gjergji, Ekspert i Tregjeve
Financiare
Comments
Post a Comment