RRITJA E INTERESAVE DHE LUHATJET NË TREGJET FINANCIARE
Ndryshimi i kahut të politikës monetare që luan Banka e Shqipërisë, në një politikë të shpejtë shtërnguese duke rritur normat e interesit 4 herë në një periudh mjaft të shkurtër, padyshim që ka krijuar një efekt zinxhir në tregjet financiare. Ndikimi i kësaj politike monetare është reflektuar direkt në anën e ofertës për fonde, ku indikatori më i qartë është rritja e normave të kredive, por edhe tek rritja e normave të titujve të borxhit qeveritar (bono dhe obligacione thesari), cmimi me të cilin publiku i jep hua Qeverisë. Ndikim ka pasur edhe në anën e kërkesës, ku indikatori më i qartë është rritja e normave të depozitae bankare, por kjo ka ndodhur me një ritëm mjaft te avashtë.
Të ftuarit në studio hodhën dritë edhe në lidhje me ftesën
publike zyrtare të Kryeministrit të vendit ndaj publikut për të investuar
kursimet e tyre në instrumentet e borxhit të Qeverisë. U diskutua në lidhje me
mundësinë që Qeveria të jetë në nevojë për fonde, ndërkohë që ekspertët dhanë
edhe idenë e një përpjekje të ekzekutivit për të kanalizuar kursimet e shqiptarëve
në një instrument me norma relativisht të kënaqshme në kushtet e një rreziku të
vogël. Nëpërmjet kësaj ftese Qeveria synon jo vetëm të kanalizojë një pjesë të
depozitave pasive në sektorin bankar, por edhe të tërheqë fonde ende të lira që
janë jashtë sektorit financiar duke ulur në këtë mënyrë koston e borxhit dhe
varësinë e financimit nga bankat e nivelit të dytë.
Për të dëgjuar emisionin klikoni linkun: https://a2news.com/video/a2-business-nga-aurora-sulce/
z. Ridvan Bode, Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
Comments
Post a Comment