Cfarë kanë kërkuar në google shqiptarët për vitin 2022 / Nga Ekonomia tek Teknologjia
Në këtë panel u fol për problematikat me të cilat u përball ekonomia botërore dhe Shqipëria gjatë vitit 2022 për shkak të goditjeve që mori nga pandemia COVID dhe lufta në Ukrahinë. Duke qenë se Ukrahina është një ndër eksportueset më të mëdha të lëndëve të para, kjo ka sjellë mungesë në tregjet e mallrave duke shkaktuar rritje masive të cmimeve e përkthyer në inflacion. Padyshim që inflacioni si fenomen edhe pse pak i njohur nga popullata në Shqipëri, tashmë është një fenomen real dhe i prekshëm në jetën e përditshme të qytetarëve përgjatë vitit 2022.
Një tjetër problem i rëndësishëm ishte problematika që erdhi nga tregu digjital dhe sulmet kibernetike me të cilat u përball shoqëria shqiptare. Dalja e disa databazave me të dhëna sensitive të qytetarëve e deri tek goditja që mori serveri i databazës qëndrore qeveritare e-albania, padyshim që kanë trembur dhe ndikuar negativisht besimin e qytetarëve tek institucionet. Goditja që pësuan sistemet bankare në javët e fundit të 2022, ishte padyshim një elemnt që përkeqësoi situatën.
A ka ndikuar ne ekonomi hackerimi apo sulmet kibernetike në tregjet financiare? Padyshim që po, kjo ka ndikuar edhe ekonominë shqiptare sepse krijon panik financiar një fenomen i cili nuk është dicka normale ndaj krijon impakt negativ. Nëse ky panik nuk menaxhohet në mënyrën e duhur dhe me shpejtësinë e duhur, mund të kthehet në një efekt bumerang mjaft të rezikshëm. Megjithatë, nga sa u pa në tregun e brendshëm, tashmë rezulton që goditjet që mori sistemi financiar dhe bankat e nivelit të dytë e kanë amortizuar efektin duke reduktuar edhe nivelin e panikut në publik. Për hir të së vërtetës edhe niveli i brishtë i edukimit financiar në një vend si Shqipëri krijon një terren jo fort komod për mbrotjen nga paniku financiar. Gjithashtu, fakti që Shqipëria është një ekonomi e bazuar në transaksionet cash në nivele të larta, krijon një ambjent të përshtatshëm për multiplifikimin e efektit negativ të panikut financiar në treg.
Pavarësisht kësaj institucionet financiare kanë marrë masat e nevojshme për amortizimin e një rreziku të tillë dhe janë përpjekur në maksimum për të rikthyer besimin tek qytetarët.
Të ftuar në studio:
z. Artan Gjergji, Ekspert i Tregjeve Financiare
Comments
Post a Comment