Kriza e forcoi tregun prej 1.1 miliarde eurosh te pasurive te paluajtshme

A është më mirë të blejmë një pasuri të patundshme apo ta marrim me qira?


Intervistë për Gazeta SI

Prej do vitesh tregu i pasurive të paluajtshme njeh vetëm rritje, si në kahun e shitbëerjes, ashtu edhe të qirave, pse? Nëse mendojmë që tregu i shitblerjes atakohet edhe për pastrim parasë, po qiratë çfarë logjike ekonomike ndjekin?

Argumentet janë të shumta por ndër më kryesorët që kanë ndikuar në rritjen e cmimeve të pasurive të patudnshme në Shqipëri janë:

1. Rritja e kërkesës së konsumatorëve për shkak të rritjes së nivelit të të ardhurave dhe pritshmërive për një cilësi më të mirë jete,

2. Rritja e kërkesës për shkak të burimeve të ndryshme të financimit nga ekonomia gri dhe ekonomia e zezë me burime të paligjshme (nuk ka pasur filtra për të mbajtur këtë grup jashtë tregut), të cilët i kanë parë pasuritë e patundshme si një alternativë e mirë investimit,

3. Rritja e kërkesës për shkak të rritjes së financimit të bankave për tregun  pasurive të patundshme (mortgage loans),

4. Rritja e kërkesës për shkak të interesit gjithnjë e në rritje të emigrantëve të cilat një pjesë të të ardhurave i alokojnë në shqipëri si formë investimi,

5. Reduktimi i ofertës për shkak të reduktimit të hapësirave boshe në dispozicion për ndërtim.

Sa i përket trendit rrritës të cmimeve të qirave, kjo vjen për shkak se një pjesë e konsiderueshme e hapësirave për banim/biznes janë investim për pronarët e tyre, dhe normalisht që pritshmëritë e tyre për një normë kthimi nga ky investim rriten njëtrajtësisht me rritjen e kostove të investimit (pra cmimit të blerjes së pronës). Kjo sjell edhe një rrije mesatare të nivelit total të cmimeve të qirave. Pra këto dy segmente të tregut janë në një korrelacion të drejtë shumë të ofrte.

 

Nëse një individ që ka një buxhet për strehim 400-500 euro në muaj pse duhet të marrë shtëpi me qira dhe të mos marrë kredi dhe të shlyejë shtëpinë e tij?

Kjo varet krejtesisht nga kerkese/oferta. Thënë ndryshe, nëse karakteristikat e kërkuesit për strehim janë të caktuara (psh cmimi i lartë që mund të ketë shtëpia, pritshmëritë e konsumatorit, zona ku merret shtëpia, kushtet që ka ajo, afatgjatësia e përdorimit mund të jetë e përkohshme etj.) atëherë mund të konsiderohet më e favorshme marrja me qira se sa blerja e të njëjtit aset në të njëjtën kohë. Në kushte normale rekomandohet më mirë blerja e një aseti dhe pagimi me këste sepse është investim dhe në mënyrë graduale, blerësi bëht zotërues/pronar i asetit me cdo shlyerje kësti. Kurse qiraja është një shpenzim (nuk është investim), dhe is i tillë, edhe pse në fillim ju duket version më i lirë, në afatmesëm dhe afatgjatë është një humbje e pakthyeshme. 


Linku origjinal i shkrimit: https://gazetasi.al/kriza-i-forcoi-pasurite-e-paluajtshme-tregu-1-1-mld-euro-nuk-ka-te-ndalur-mungon-oferta-per-qira-me-cmime-ekonomike/

Comments