Zgjedhjet e Pushtetit Vendor dhe Amnistia Fiskale ne 2023

Në këtë emision u trajtua tema e zgjedhjeve të pushtetit vendor që pritet të ndodhin në muajin Maj 2023, si dhe mbi përdorimin që i bën administrata publike fondeve buxhetore në funksion të përfitimit elektoral.



Pjesa më e madhe e panelistëve janë të mendimit se fondet buxhetore janë përodrur ngahera në fushtata elektrorale si në fondet direkte që u alokohen njësive të pushtetit vendor, ashtu edhe në fondet e alokuara nga institucionet qendrore (psh Drejtoria e Rrugëve, fondet zhvillimore ne ekonomi, në agroindustri në turizëm etj.). Në kushtet e një harte të diversifikuar politike në njësitë e pushtetit vendor, kjo ka shkaktuar edhe orientimin e fondeve në drejtim të bashkive që i përkasin të njëjtës parti me parinë në pushtet duke shkaktuar një deformim dhe keqpërdorim të përfaqësimit të pushtetit ekzekutiv.

 


Në të njëjtën frymë u diskutua edhe paketa fiskale e fundvitit 2022 e Qeverisë me emrin “Pakoja e Madhe”. Sipas përfaqësueses së mazhorancës në panel, kjo ishte një ndër politkat shpërndarëse që aplikonte Qeveria në ndihmë të shtresave në nevojë për të reduktuar ndikimin negativ që ka pasur inflacioni në jetën e tyre. Megjithatë ekspertët e tjerë të ftuar shprehën dyshimet e tyre që kjo ishte një tjetër incentivë elektorale dhe e njëanshme, sepse u dedikohet vetëm buxetorëve duke lënë jashtë të punësuarit në sektorin privat. Për më tepër sipas tyre kjo paketë nuk është aspak në nivelin e duhur për të zhdukur efektet e inflacionit. Për këtë mjafton të thuhet se Qeveria ka arkëtuar nga cmimet e rritura prej inflacionit rreth 500 milionë euro në buxhet, ndërkohë që vlera monetare e rishpërndarë nga “Pakoja e Madhe”  është në vlerën e 70 milionë eurove, pra vetëm rreth 14%.

Një tjetër temë ku u fokusua diskutimi në panel ishte cështja e aministisë fiskale ku ekspertët e ftuar u ndanë në qasje mes atyre që e mbronin një amnisti të kapitalit gri (kapital që nuk ka paguar taksa) dhe atyre të cilët ishin kundër sepse e konsideronin të padrejtë dhe në kurriz të atyre që kanë paguar taksat e kanë qenë korrektë me kuadrin ligjor e rregullativ në fuqi. Ndrkohë, ekspertët shprehën shqetësimin për mungesën e transparencës të Qeverisë në lidhje me këtë proces, cka ndikon në humbjen e besimit tek qytetarët mbi qëllimin e mirë të kësaj politike. Një tjetër shqetësim i ngritur nga ekspertët por edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare dhe diplomatike është rreziku i përfitimit të kapitalit të krijuar me burime të paligjshme. Sipas ekspertëve, asnjë amnisti në botë nuk legalizon pastrimin e parave të gjeneruara nga burime të paligjshme.

 

Të Ftuar në studio:

Zj. Pranvera Resuli, Deputete, Anëtare e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat

Z. Akil Kraja, Përfaqësues i Partisë Demokratike për Cështjet e Ekonomisë dhe Financave

Z. Artan Gjergji, Ekspert i Tregjeve dhe Shërbimeve Financiare

Z. Agro Haxhimali, Ekspert për Cështjet e Pushtetit Vendor

Z. Gjergji Gjika, Përaqësues i Komunitetit të Biznesit

Comments