Shqipëria në borxhe, Individët dhe Biznesi
Në këtë emision u analizua koncepti i huamarrjes nga agjentët ekonomikë në Republikën e Shqipërisë duke filluar nga kreditë që kanë subjektet private individë dhe/ose biznese ndaj sistemit financiar e deri tek borxhi publik. Referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë rezulton një rënie e të ardhurave mesatarëve të individëve në dy vitet e fundit kryesisht për shkak të krizës që shkaktoi pandemia COVID-19 dhe inflacioni, i cili erdhi si shkak i luftës në Ukrahinë. Ndërkohë kredia që individët dhe bizneset i kanë sistemit financiar edhe pse me rritje krahasuar me vitet paraardhëse, përsëri është ngadalësuar në ritmin e saj të rritjes. Kjo tregon për një stepje të agjentëve ekonomikë në drejtim të financimit të aktivitetit të tyre individual apo aktivitetit të biznesit nëpërmjet huamarrjes nga sektori financiar. Padyshim që këtu një rol të rëndësishëm ka edhe rritja e kostove të kredive për shkak të shtërngimit të politikës monetare, si mjet për frenimin e inflacionit.
Të ftuarit në panel
evidentuan faktin që ka një nevojë për një shembje të mitit negativ të borxhit
pasi ai është një instrument efikas në financimin e rritjes së një ekonomie në
zhvilllim si ajo e Sh1ipërisë. Megjithatë, disa prej ekspertëve evidentuan
faktin që është shumë i rëndësishëm destinacioni i përdorimit të këtij borxhi në
mënyrë që të konsiderohet si një borx i shëndetshëm. Me fjalë të tjera, ekspertët
theksuan faktin që borxhi duhet përdorur në aktivitete apo sektorë që gjenerojnë
vlerë të shtuar në ekonomi duke rritur volumin e biznesit dhe nivelin e të
ardhurava, cka e bën borxhin më pas lehtësisht të pagueshëm. Nëse paratë e marra
borxh përdoren kreysisht për kosnum apo për shpenzime operative, atëherë
balanca e qëndrueshmërisë së borxhit do të jetë e brtishtë dhe mund të dëmtojë
rritjen ekonomike.
Më tej të ftuarit në panel diskutuan mbi borxhin publik që Qeveritë kanë krijuar ndër vite në formë të akumuluar. Disa prej ekspertëve të ftuar në studio theksuan faktin se këto borxhe nga Qeveria janë përdorur në njëmënyrë jo efikase në drejtim të partneriteteve publike-private në fromën e shpenzimeve operative pa sjellë asnjë vlerë të shtuar në ekonomi dhe duke krijuar një barrë të konsiderueshme për buxhetin e brishtë të vendit. Raporti i fundit i FMN evidenton faktin se shumë prej këtyre detyrimeve nuk janë të përfshira në buxhetin e vendit, cka dmth se shifra efektive e borxhit publik duhet të jetë në nivelet e rreth 100% të GDP-së së vendit dhe jo 78% aq sa c’paraqitet në shifrat zyrtare të publikuara nga Qeveria Shqiptare.
Disa prej ekspertëve
të tjerë të ftuar e argumentuan këtë rritje të nivelit të borxhit publik edhe
me shpenzimet e mëdha buxhetore dhe paketat e mbështetjes që ka realizuar
Qeveria Shqiptare për biznesin dhe individët në kohën e Pandemisë, në periudhën
e tërmetit si dhe paketat mbështetëse ndaj biznesit sic është ulja e nivelit të
dividendit nga 15 në 8% duke cliruar në ekonomi një nivel kapitali mjaft të rëndësishëm
si dhe sjellë rritje të të ardhurave në buxhet për shkak të ekzekutimit të
dividendit, i cili mbahej nëpr bilancet e kompanive i pashpërndarë prej
dekadash.
Te ftuar në panel:
Z. Alban Xhelili, Deputet i PS, Anëtar i Komisionit Parlamenntar për Cështjet Ekonomike
Z. Zef Preci, Ekspert për Cështjet Ekonomike e Sociale
Z. Artan Gjergji, Ekspert i Tregjeve
dhe Shërbimeve Financiare
Z. Dorian Teliti, Keshilltar prane Komisionit Parlamenntar për Cështjet Ekonomike
Comments
Post a Comment