Rritja e Pagave – Qeveria i ka bërë llogaritë gabim
Në këtë emsion i ftuar në studio për të folur në lidhje me ndikimin që pritet të ketë në ekonomi politika fiskale e Qeverisë për rritjen e pagave, z. Artan Gjergji theksoi se kjo është:
a. një politikë fiskale e pa-studiuar si duhet nga
Qeveria mbi efektin që jep në treg dhe kostot që ajo krijon për buxhetin e
brishtë të Shqipërisë,
b. një politikë fiskale e cila shkon në kah të kundërt
me politikën monetare të Bankës së Shqipërisë për frenimin e inflacionit (rrija
e fortë e pagave nxit fuqishëm inflacionin duke zhbërë efektin e politikës
monetare),
c. një politkë fiskale me karakter populist e
realizuar në kushtet e një situate parazgjedhore.
Sipas premtimeve publike të zyrtarëve të lartë të qeverisë (përfshirë kryeministrin) supozohet që deri në fund të mandatit, paga mesatare e një zyrtari që punon në administratën publike të ketë një rritje prej 38.5% nga mesatarja aktuale prej rreth 650 EUR / muaj (sipas INSTAT) në 900 EUR / muaj. Pra, mesatarisht rreth 250 EUR në muaj shtesë për cdo të punësuar në shtet.
Nëse marrim në konsideratë shifrën më të fundit të të punësuarve në administratën publike (pushtet qëndror e lokal) e cila sipas INSTAT është rreth 186.000, me një llogari të thjeshtë i bie që fatura fiskale vjetore e një politike të tillë fiskae të pamenduar mirë të jetë rreth 560 milionë euro / vit.
Në anën tjetër, nëse u referohemi me rrumbullakim shifrave zyratare makroekonomike, Shqipëria ka një GBP në nivelin e rreth 15 miliardë EUR, dhe me një niveli prej 69%, i bie të ketë një borxh publik në vlerën e rreth 10 miliardë eurove. Pra, kjo politikë fiskale pritet të rrisë borxhin publik me rreth 5.6% cdo vit, duke rrezikuar seriozisht balancat makroekonoike të vendit.
Pra, një politikë fiskale me kosto të tillë kaq të
lartë është e pamundur të realizohet. Ose në të kundërt, Qeveria ka vendosur që
të reduktojë në mënyrë drastike numrin e të punësuarve në administratën shtetërore
dhe këtë nuk e ka bërë ende publike. Reduktimi i numrit të punësuarve, mund të
rrisë matematikisht pagën mesatare. Po a është kjo rruga që do ndjekë Qeveria?
Askush nuk e di. Të paktën deri më tani nuk ka një dokument zyrtar publik në
lidhje me këtë cështje.
Në të gjitha rastet, rritja e forta e pagave në administratën shtetërore, padyshim që do të ndiojë edhe n tregun e punës së sektorit privat sepse si cdo treg, edhe ai i punës funksionon sipas parimit të enëve komunikuese. Në një lëvizje të tillë kaq të fortë, kostot e biznesit sado të moderohen do të jenë të larta pasi ata paguajnë nga xhepi i tyre (buxheti familjar ose buxheti i biznesit). Ndërkohë që Qeveria burimin e të ardhurave e ka pikërisht nga biznesi. Thënë ndryshe një politikë e tillë rrezikon të kthehet në një boomerang negativ, pasi Qeveria dëmton biznesin i cili është edhe burimi kryesor i të ardhurave për Buxhetin e Shtetit.
Burimi: Emisioni E-ZONE, Vizion+, 2 Prill 2023 https://www.youtube.com/watch?v=SzHeg10i41o
Comments
Post a Comment