Raporti i Moneyval 2023 dhe Shqipëria kundër Pastrimit të Parave
Shqipëria ka marrë një vlerësim pozitiv në vlerësimin e fundit nga Moneyval për plotësimin e disa kritereve teknike ligjore mbi mbikëqyrjen dhe transparencën e disa lloje biznesesh.
Ky organ monitorues i Këshillit të Europës, zyrtarisht i njohur si Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, vijon ta mbajë Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave.
Sipas raportit të fundit, vendi ka përmirësuar edhe masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme. Megjithatë, Shqipëria dhe Turqia janë të vetmet vende në Europë që renditen në listën gri të Moneyval. Dhe ndërsa vendi mund të ketë shënuar progres në dokumentacion dhe përditësim ligjor, i njëjti progres mund të mos përputhet me realitetin faktik.
Gjatë kohëve të fundit, ekonomia shqiptare po përjeton një vëllim të paprecedent likuiditeti, i cili është reflektuar në një prirje rënëse të kërkesës për kredi nga bizneset, si edhe në fundosjen historike të euros përballë lekut.
Gjithashtu, ambicia e qeverisë për të
formalizuar shumë financiare nga burime të paqarta përmes një amnistie fiskale,
është përballur me kritika nga institucionet ndërkombëtare dhe me kritika të
ekspertëve vendas, të cilët druhen se kjo masë do t’i hapte rrugën një skeme
masive të pastrimit të parave.
Megjithatë, ekspertët evidentuan nevojën imediate për një rakordim më të mirë të punës mes organeve ligjzbatuese (polici, prokurori, gjykatë) në evidentimin dhe kapjen e abuzuesve, pavarësisht resteve modeste të raportuara nga aktorët e tregut. Një element mjaft i rëndësishëm në këtë luftë është padyshim digjitalizimi i proceseve të shërbimeve publike dhe transaksioneve të sipërmarrjes private si një mjet mjaft efikas për reduktimin e cash-it në ekonominë e vendit.
Te ftuar në panel:
Z. Eduard Gjokutaj, Ekspert
për Cështjet Fiskale
Zj. Eriola Hoxha, Eksperte
për Cështjet Ekonomike e Sociale
Z. Artan Gjergji, Ekspert
i Tregjeve dhe Shërbimeve Financiare
Comments
Post a Comment