DREJTËSI DHE TENDERA – Rastet e abuzimeve korruptive
Megjithë hetimet e vazhdueshme, prokurimet publike ne Shqipëri vazhdojnë të shikohen me dyshim. Gjatë dy viteve të fundit gjykata antikorrupsion e apelit ka dënuar me vendim të formës së prerë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera 51 persona. Por ata që u përballën me gjykatën antikorrupsion i përkasin kryesisht pushtetit lokal dhe abuzimet e regjisturara nisin që nga tenderat e Ujësjellësit, pastrimit në territonin e bashkive e deri tek tenderat e shërbimit zjarrfikës. Funksionarë të lartë vijojnë ende në hetim. Përse janë dënuar më së shumti anëtarë të komisioneve të vlerësimit të ofertave?
Në këtë pjesë të “31 Minuta” ekspertë të ndryshëm të jurispridencës japin këndvështrime te tyre në lidhje me zbatimin ose jo të procedurave ligjore e teknike, si dhe me hallkat ligjore ku ky proces dështon të identifikojë e më pas të mbajë përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe/apo urdhëruesit e tyre.
Ndërkohë, eksperti i ekonomisë z. Artan Gjergji hedh dritë në drejtim të efekteve financiare dhe metodave të përdorura për të abuzuar financiarisht në kurriz të buxhetit të shtetit dhe taksave të qytetarëve.
Abuzimet me përgatitjen e Termave të
Referencës
Ashtu sic evidentojnë edhe koleget juristë, fituesit e tenderave publikë paracaktohen në favor të kompanive të caktuara. Por si e bëjnë këtë? Sipas z. Artan Gjergji, një element të rëndësishëm në procesin e abuzimit me tenderat është faza e para-tenderimit, ose sic njihet ndryshe procesi i hartimit të Termave të Referencës (TORs), ku përcaktohen kritere specifike që duhet te plotësojnë si produkti/shërbimi publik që po tenderohet, ashtu edhe subjektet që duhet të marrin pjesë në garë. Këto Terma Reference, hartohen në mënyrë të tille që të jenë shume të detajuara e me specifikime të vecanta, në mënyrë të tillë që të skualifikojnë apo dekurajojnë pjesën më të madhe të kompanive të interesuara. Kështu procedura përfundon vetëm me palën e “parazgjedhur” si aplikuese apo në rastet më të sofistikuara, marrin pjesë edhe “konkurrentë” fiktivë, të cilët hyjnë në garë me “bekimin” e palës së përzgjedhur, por duke paraqitur oferta aspak konkurrenciale, e jo në pak raste, edhe pa oferta financiare (buxhet zero).
Shtesat e Kontratave një formë abuzimi e
përdorur gjerësisht
Për shkak se në proceset e tenderimit i
jepet një peshë e madhe specifike pikëve të vlerësimit që u përkasin kostove më
të ulëta për buxhetin (me justifikimin e kursimit), subjektet e
“para-zgjerdhura” fituese, tregohen të zgjuara dhe paraqesin oferta financiare
të ulëta në mënyrë që të kenë sa më pak kontestime – thotë eksperti Artan
Gjergji. Kështu, marrin prioritet në përzgjedhjen e fituesit duke ua bërë më
“të lehtë” procesin Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), por edhe duke
shmangur plotësisht procesin e lodhshëm (për ta) të ankimimit të konkurrentëve.
Por në këtë rast abuzimi vijon më vonë. Pasi kanë kaluar një kohë të
rëndësishme të zbatimit të projektit, subjektet “fituese”, papritmazi rrisin
pretendimet për kosto shtesë duke dhënë argumente e raporte nga më të ndryshme
që kontratave të para u duhen bërë anekse shtese, të cilat prodhojnë efekte
financiare të konsiderueshme. Kjo formë e kontratave shtesë – thotë z. Gjergji,
është një mënyrë e zgjuar për të përfituar sa më shumë nga buxheti i shtetit në
heshtje dhe në mënyrë abuzive, pa qenë e nevojshme të bien në sy të organeve
ligjzbatuese. E përgjegjësia kryesore bie mbi entet prokuruese të cilat u
miratojnë pa tender kontratat shtesë me buxhete shtesë duke rritur në mënyrë
drastike kostot finale të projekteve”.
Kliko
per te pare short video: https://www.youtube.com/clip/UgkxeCUjaJ_MgDbBejqlFTqVy_PM5DYNmcOh
Raportet e KLSH, një burim i madh
informacioni për abuzimet me tenderat publikë
Kontrolli i Lartëi Shtetit është i vetmi
institucion gardian publik, i cili vijon me konsistencë analizimin, evidentimin
dhe raportimin e shkeljeve financiare dhe abuzimeve me buxhetin e shtetit që
ndodhin në administratën publike. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre
raportimeve, sidomos ato që përbëjnë vepra penale, proceduhen pranë organeve
ligjzbatuese, por për fat të keq, shumë pak herë merren në konsideratë, apo më
keq akoma në mënyrë selektive hyjnë në lupën abuzive dhe korruptive të
policisë, prokurorise e më tej gjykatave. Këtë ambiguitet e ndihmon edhe fakti
që raportet e KLSH nuk kanë efekt zbatues dhe detyrues për administratën
publike, por mbten thjesht konstatuese. U përket organeve të drejtësishë që të
marrin hapat pasues për të ndjekur në rrugë ligjore këto abuzime me buxhetin e
shtetit.
Kliko per te pare short video: https://www.youtube.com/clip/Ugkx1zp7MLqcB7MhTDNIkzBnPcTBXTVa_qKg
Nëse Drejtësia e Re do të kishte vullnetin institucional për të vënë para përgjegjësisë dhe drejtësisë abuzuesit me tenderat apo me fondet publike, padyshim që raportet e KLSH kanë një burim mëse të mjaftueshëm informacioni dhe provash për t’u përdorur si pikënisje për hetime më të thelluara.
Shenim:
Comments
Post a Comment