Normaliteti i ri i Euros

Në këtë emision u diskutua në lidhje me tregun valutor dhe ekuilibrin e ri ku ardhur kursi i këmbimit valutor të monedhës kombëtare Lekut kundrejt valutave të huaja, pas një sezoni mjaft të suksesshëm të turizmit në vend.


Ekspertët e ftuar në panel ishin të mendimit që zhvlerësimi i fortë që pati euro në tregun e brendshëm të këmbimit valutor ishte i nxitur kryesisht nga të ardhurat nga turizimi, investimet e huaja kryesisht në pasuri të patundshme, por pa përjashtuar as rritjen e parave që vijnë nga burime informale apo burime të paligjshme. Të gjithë këto faktorë të nxitur edhe nga presionet spekulative afatshkurtra në treg bënë që cmimi i euros të binte në nielin historik të 100 lekëve, edhe pse kjo për një periudhë të shkurtër 2 javore.

Megjithatë, pas përfudimit të sezonit dhe reduktimit të dukshëm të turzimit masiv, tregu valutor ka hyrë në trendin e qetesimit dhe qëndrueshmërisë duke gjetur një ekuilibër të ri në nivelet 105-106. Padyshim që në qetësimin e tregut valutor në vend pati edhe ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë e cila, pavarësisht iu përmbajt me rigorozitet datave të kalendarit të valutës për efekt të rritjes së rezervës valutore, përsëri rriti në mënyrë të dukshme vlerat e blera nga tregu i brendshëm.


Pritshmëritë e ruajtjes së këtij ekuilibri për një kohë relativisht afatmesme dominojnë tek të gjithë ekspertët, edhe pse për shkak të përqendrimit të shpenzimeve buxhetore në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023, pritet të ketë një vlerësim të lehtë të euros. Në të gjitha rastet, nuk ka pritshmëri për një devijim shumë të madh nga ekuilibri aktual ku ka arritur tregu.


Te ftuar në panel:

Z. Ardian Civici, Rektor, Universiteti Medhetar Tiranë

Z. Artan Gjergji, Ekspert i Tregjeve Financiare

Z. Dritan Vakaj, Drejtor Ekzekutiv, Shoqata e e Agjensive të Këmbimit Valutor


Comments