Raporti i FMN, konsolidimi fiskal dhe kreditimi i ekonomisë nga mikrofinanca
Në gjysëm e parë të këtij emisioni u dikutua në lidhje me Raportin e fundit të FMN në lidhje me ecurine e ekonomisë Shqiptare. Përtej notave pozitive që përshkruajnë raportin, ekspertët tërheqin vëmendjen në lidhje me mesazhet që jepen mes rreshtave.
Sipas tyre, kryefjala e këtij raporti është konsolidimi fiskal që ka ndodhur në financat publike, për shkak të rritjes së të ardhurave në buxhet, pa u ndaluar aspak mbi faktorët që kanë sjellë këtë rritje. Ekspertët, këmbëngulën që kjo rritje e të ardhurave nuk është shumë e qëndrueshme për të ngjallur nota konsolidimi afatgjatë. Sipas tyre, nëse analizohet me detaje, kjo rritje bazohet kryesisht në të ardhurat e nga:
1. rritja e nivelit të pagës minimale në nivel
kombëtar,
2. akciza e hidrokarbureve për shkak të rritjes së
cmimeve në tregjet ndërkombëtare (efekt afatshkurtër) si dhe
3. mbivlerësimi i monedhës kombëtare “lek”, i cili ka rritur në mënyrë fiktive nivelin e të ardhurave në valutë të huaj.
Të gjithë këto komponentë kanë krijuar një perceptim të gënjeshtërt në lidhje me përmirësimin e të ardhurave. Sipas ekspertëve duhet pasur kujdes në këtë drejtim, nëse nuk duam që ky përmirësim i përkohshëm i konsolidimit fiskal të kthehet në një “Fitore si e Pirros”. Ndërkohë që ekspertët tërheqin vëmendjen në drejtim të metodologjisë që përdor FMN në parashiket e saj për të ardhmen, bazuar në angazhimet e Qeverisë për të ardhmen që mund të përmirësojnë nivelin e të ardhurave fiskale. Kështu, këto projeksione bazohen tek refoma e Qeverisë për rritjen e taksave mbi cmimet referencë të pasurive të patundshme si dhe politika të tjera për rritjen e tatimit mbi të ardhurat personale duke përfshirë sa më shumë grupe interesi, apo duke hequr fashën e taksës zero për biznesin e vogël, cka pritet të ketë ndikime të rëndësishme negative në rritjen afatmesme të biznesit të vogël.
Një tjetër element i rëndësishëm i konsolidimit
fiskal është edhe reduktimi dhe eficenca në përdorim e shpenzimeve publike. Në
këtë pikë FMN është mjaft rigoroze në raportine
saj, pasi i kërkon Qeverisë të jetë e kujdesshme me rritjen e
planifikuar të pagave në sektorin publik si dhe në shpenzimet publike për
projektet koncesionare. Të dy këto komponentë ndikojnë mjaft negativisht konsolidimin
fiskal nëse nuk ka një kontroll rigoroz mbi to.
Në pjesën e dytë të emisionit, ekspertët diskutojnë në lidhje me problematikat që shoqërojnë kredimin e ekonomisë dhe rolin e rëndësishëm i mikrofinancës në këtë drejtim.
Sipas ekspertëve të ftuar në studio inflacioni ka
impaktuar në kreditimin e ekonomisë, por përpos kësaj sektori i mikrofinancës
ka një rritje të lehtë krahasuar me sektorin bankar, gjë e cila tregon më së
miri impaktin e këtij sektori në ekonominë e vogël shqiptare. Kjo rritje vjen
si rezultat i fleksibilitetit dhe kritereve më pak të shtrënguara që ky sektor
ofron krahasuar me bankat, sidomos për këtë segment të klientelës që ka nivel
të lartë informaliteti. Ekspertët gjithashtu vonë në dukje faktin që mikrofinanca
shërben edhe si një hallkë mjaft e rëndësishme për formalizimin e ekonomisë dhe
është paradhoma e biznesit për të hyrë në tregun financiar. Nëpërmjet përfshirjes
në një marrëdhënie kredie, biznesi jo vetëm financon aktivitetin e tij më lirë
se sa kreditimi nga burime informale (me fajde), por edhe disiplinon veten
financiarisht, si dhe krijon një historik të besueshëm financiar në regjistrin
e kredive që mban Banka e Shqipërisë, duke i shtruar vetes rrugën për një
kreditim me terma më të favorshme nga sektori bankar në të ardhmen.
Të ftuar:
Z. Arben Malaj, ish-Ministër i Financave dhe
ekspert i financave publike
Zj. Herjola Spahiu, CEO e NOA dhe eksperte e
kredidhënies dhe mikrofinancës
Z. Artan Gjergji, Ekspert i ekonomisë dhe tregjeve
financiare.
Comments
Post a Comment