Përfshirja financiare dhe përfitimet nga digjitalizimi i shërbimeve financiare. Roli i bankave në përshpejtimin e procesit
Projektligji më i fundit, për të hapur llogari bankare për të gjithë popullatën duke nxitur shtresat më vunerabël në përdorimin e produktet bankare e financiare. Qëllimi është formalizimi dhe ulja e cash-it në ekonomi, por sfidë mbeten sulmet kibernetike.
Padyshim që është një politikë mjaft e rëndësishme e cila pritet të sjellë vec anë pozitive në ekonomi, jo vetëm në aspektin e përfshirjes financiare dhe përfitimit nga këto shërbim të të gjithë shtresave të popullatës, por edhe për qëllime të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me rritjen e transparencës financiare, rritjen e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimin e krimit.
Më konkretisht, për shkak të nivelit relativisht të ulët të konkurrencës në sektorin bankar (nga 16 banka para disa vitesh, tashmë në Shqipëri operojnë rreth 11 të tilla), këto të fundit e ndjekin me mjaft ngadalësi procesin e investimeve në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve financiare, apo nuk bëjnë sa duhet për të reduktuar kostot e cash-it, për të reduktuar kohën e përdorimit në sportel të qytetarëve, apo për të ofruar më me efikasitet shërbimet online banking (m-banking apo e-banking). Nje tjetër element ku bankat duhe të jenë shumë të kujdesshme dhe të investojnë pa kursim është padyshim procesi i sigurisë elektronike (cybersecurity). Eksperiencat e përjetuara në vitin 2022, nuk patën ndikim të madh tek publiku pasi u administruan me profesionalizëm nga sektori bankar, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të përballemi me sfida të reja.
Një tjetër shtyllë e rëndësishme që duhet marrë në
konsideratë nga aktorët e tregut financiare për të përshpejtuar procesin e përfshirjes
financiare, është edhe edukimi i publikut. Bankat por edhe institucionet financiare
jo banka apo institucionet financiare FinTech duhet të bëjnë më shumë në
drejtimt ë rritjes së sensibilizimit të qyetarëve ndja përfitimeve që sjell përdorimi
i shërbimeve financiare digjitale. Këto institucione duhet të ndajnë buxhete të
qarta në këtë drejtim dedikuar konsumatorëve të thjeshtë, e me një nivel modest
të edukimit financiar” - tha z. Gjergji.
I ftuar:
Z. Artan Gjergji, ekspert i tregjeve dhe sherbimeve financiare.
Burimi: E-ZONE, linku: https://www.youtube.com/watch?v=VkkjUu5fQow
Comments
Post a Comment