Çfarë ndodhi në Davos që ndikon Shqipërinë?
Në këtë emision të ftuarit diskutuan në lidhje me prioritetet e axhendës ekonomike dhe cështjeve më të debatuara në Forumin e DAVOS, një ndër evenetet më të rëndësishme ekonomike në nivel ndërkombëtar ku diskutohen cështjet më të rëndësishme ekonomike e sociale në rang global. Në këtë forum mblidhen së bashku përfaqësuesit më të lartë politikë, qeveritarë, vendimmarrës nga njëra anë dhe përfaqësuesit e korporatave më të mëdha shumëkombëshe që kanë një ndikm të dukshëm në ekonominë globale, së bashku më organizmat jo-qeveritarë ndërkombëtarë për të diskutuar cështjet më me rëndësi që kanë ndikim të madh në ekonominë botërore në ditët e sotme.
Sipas prioriteteve të shpallura dhe të diskutuara
në DAVOS 2024, ishin 6 fushat kryesore që kanë ndikim të jashtëzakonshëm në fatet
e ekonomisë globale për vitet në vijim dhe ato mund të përmblidhen kresisht
tek:
-
Rritja
e Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë,
-
Mbrojtja
e Klimës dhe Natyrës,
-
Balanca
mes Inovacionit dhe Nevojës për Mbrojtje nga Teknologjia,
-
Zhvillimi
i Kapitalit Human dhe Aftësimit të Burimeve Njerëzore,
-
Elementët
Socialë si Pabarazia dhe Shëndeti,
-
Rritja
Ekonomike dhe Ndikimi që kanë të gjithë Faktorët e Rrezikut mbi të.
Më tej u diskutua mbi nevojën e pjesëmarrjes në një eveniment të tillë, duke u evidentuar fakti që Shqipëria nuk ishte pjesë këtë vit. Të ftuarit ishin të mendimit që pjesëmarrja në këtë event nuk është një domosdoshmëri në vetvete, sa kohë nuk diskutohen cështje specifike rajonale apo shtetërore (sic është lufta në Lindjen e Mesme apo në Ukrahinë). Megjithatë, prezenca në forume të tilla në nivel folësish apo debati, konsiderohet si një elment mjaft i mirë i marketingut politik. Gjithësesi, duke qenë se DAVOS 2024 ishte fokusuar krejtësisht në cështje globale, gjykohet se pjesëmarrja në këtë forum mund të kishte qenë vetëm në nivel teknikësh dhe mediatike. Edhe prezenca e liderëve të tjerë të Ballkanit si kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti apo Presidenti i Serbisë z. Aleksandër Vucic, u argumentua se mund të kishte lidhje me rritjen e tensioneve në rajonin e Ballkanit sidomos pas ngjarjeve të fundit në Banjskë dhe në Bosnjë-Herzegovinë ku faktori i nacionalitetit serb po shkakton rritje të niveleve të rrezikut të perceptuar gjeopolitik.
Në vijim, të ftuarit u fokusuan tek problematikat
ekonomike në vend si sjellja e Bankë së Shqipërisë ndaj normave të interesit, sidomos
pas ndryshimit të kahut të politikave monetare nga Rezerva Federale (USA) dhe
Banka Qendrore Europiane (ECB). Të ftuarit ishin të mendimit se edhe pse BSH
reagoi në mënyrë agresive në drejtim të rrijes së normave të interesit për
parandalimin e inflacionit duke ndjekur modelin e FED, tani që duhet të ketë një
politikë më relaksuese monetare, duket sikur BSH po zgjedh të ndjeë kursin e matur
dhe ngadaltë të ECB. Në kuadër të këtij debati, u kalua edhe në diskutimet për
ndikimin që ka pasur kursi i këmbimit në industrinë fason dhe rrugët e
zgjidhjes mes grupeve të interesit, bankës qëndrore dhe Qeverisë.
Të ftuar në studio:
z. Arben Malaj, ish-Ministër i Financave, Ekspert i
Ekonomisë dhe Financave Publike
z. Maks Caslli, CEO i Albanian Capital, Ekspert i Ekonomisë
z. Artan Gjergji, Ekspert i Ekonomisë
Comments
Post a Comment