Të tatojmë Gjinkallën apo Milingonën ?!

Nga Artan Gjergji

Botuar ne Gazeta MAPO, Qershor 2012

 

Debati mbi politikat fiskale i nisur me ca llogari te thjeshta aritmetike te hedhura per konsumizem politik nga lideri i opozites para ca kohesh, sa vjen e po merr fytyren e nje debati tashme te pjekur dhe me baza. Jo vetem kundershtuesit e propozimeve te opozites, por edhe vete PS sa vjen e behet me e qarte ne idete e propozuara per reforma fiskale. Kjo padyshim qe eshte nje prove e forte e faktit qe debati sjell permiresim dhe per rrejedhoje edhe zhvillim.


Por le t’i kthehemi debatit nese eshte me mire per shoqerine qe sistemi tatimor (ne rastin tone nje segmetn i sistemit, ai i Tatimit mbi te Ardhurat), duhet te jete progresiv apo i sheshte (proporcional). Pa tentuar te marrim autoresine e argumentit mbi te dy qasjet, duhet te themi se te dy keto sisteme, jane instrumente ne duart e qeverive per aplikimin e politikave fiskale te caktuara, qe kane per synim shperndarjen e te ardhurave ne shoqeri. Me konkretisht: 

Sistemi Progresiv, eshte nje sistem tatimor qe ka per qellim nje ri-shperndarje te barabarte te te ardhurave ne shoqeri, duke rritur barren tatimore, sa me shume rritet niveli i te ardhurave, dhe parate e akumuluara ne buxhet, t’i shperndaje ne forma te ndryshme drejt shtresave sociale qe kane nje nivel me modest te ardhurash. I perifrazuar ndryshe edhe si tatimi i Robin Hudit, mrojtesit dhe pormovuesit e ketij lloj sistemi (forcat e majta ne spektrin politik), gjykojne se ne kete menyre shoqeria zhvillohet ne menyre me te drejte e te njetrajtshme per te gjitha shtresat.

Sistemi Proporcional, eshte nje sistem tatimor, i cili eshte karakteristik per vendet ne zhvillim pasi i jep prioritet akumulimit te kapitalit, tek ata indivde te cilet jane me shpirt sipermarrje me te larte, apo kane investuar me shume ne drejtim te rritjes se aftesive qe gjenerojne te ardhura (nivel i larte edukimi, master, doktoratura etj.) Sipas mbeshtetesve te ketij lloj sistemi, tatimi ne raport perqindje fikse sipas nivelit te te ardhurave (ne Shqiperi eshte 10% e nivelit te ardhurave) eshte me i drejte pasi secilit tatohet me aq sa kontribuon ne ekonomine e nje vendi. Ne anen tjeter, efekti i ketij tatimi ne zhvillimin e ekonomise se vendit eshte pozitiv, sepse akumulimi i kapitalit sjell nje rritje te metejshme te investimeve te bzinesit ne ekonomi. Per rrjedhoje me shume vende pune e me shume te ardhura ne te gjitha shtresat e eshoqerise.

Per t’u kthyer tek debati, nese Shqiperise i duhet nje sistem progresiv (sic e kishim deri ne 2008) apo proporcional gjykoj se sistemi aktual eshte me i dobishem per ekonomine e vendit si dhe nuk cenon parimin e drejtesise sociale nese shoqerohet me mekanizma rregullues qe ndihmojne shtresa te marxhinalizuara te shoqerise. Keshtu:

Se pari, sistemi progresiv eshte diskriminues per ata qe qe kane nje shpirt sipermarrjeje. Nese bejme nje paralelizem me fabulen e La Fontenit, per gjinkallen dhe milingonen, sistemi progresiv synon te tatojeshume me teper “milingonat” per kapitalin e akumuluar gjithnje e me shume per shkak te punes se tyre gjithnje e me te madhe. Me konkretisht, nese synojme te aplikojme llogjiken e shifrave, edhe pse ora e punes per 2 individe A dhe B eshte e njejte (psh 500 leke/ore), do tatohet me shume personi A qe punon 12 ore sepse gjeneron me shume te ardhura se personi A qe punon 8 ore (12 x 500 leke/ore x 25 dite pune eshte nje nivel te ardhurash). A eshte kjo e drejte?

Se dyti, sistemi progresiv deformon tregun e punes dhe krijon padrejtesi, per shtresa te caktuara ne nevoje. Me konkretisht, duke e ditur qe do tatohen me shume per nje nivel te caktuar te ardhurash, individed (jo ne nevoje), do tentojne te reduktojne krahun e tyre te punes, duke perfituar nga privilegje te tjera qe rrisin dobishmerine e tyre por jo ne formen e te ardhurave (koha e lire, pushimi, festa etj.). Ndersa ka edhe segmente te caktuara te shoqerise (shtresa ne nevoje), te cilet per te mundesuar nje nivel sa me normal te te ardhurave ne familje, ajne te detyruara te punojne 12 apo me shume ore ne dite. E sipas tatimit progresiv, duke qene se gjenerojne me shume te ardhura se sa dikush tjeter qe punon me pak (me deshiren e vet), do tatohen me shume. A eshte kjo e drejte?

Se treti, dihet tashme nga kushdo (edhe ata qe sjane ekonomiste) qe rritja e nivelit te tatimit pertej llogjikes ekonomike (sipas sistemit progresv), rrit tendencen e individeve per te bere evazion fiskal. E kjo con ne nje akumulim me te reduktuar te te ardhurave ne Buxhet, e per rrjedhoje, qeveria ska cte shperndaje ne shoqeri. Ne fund te dites vijme ne te njejten pike, si para tatimit progresiv. A eshte kjo e drejte?

Se katerti, sistemi tatimor progresiv thjesht taton nivelin e te ardhurave (njelloj si Robin Hudi) pa marre aspak parasysh shkaqet e nivelit te larte te te ardhurave ku mund te perfshihen riksu qe merr persiper nje biznes kur hyn ne nje fushe te caktuar, apo investimi qe dikush ka bere per te rritur nivelin e tij akademik cka jane perkthyer ne me shume te ardhura, kur ky individ ka dale ne tregun e punes. Me fjale te tjera, kur kemi dy individe A dhe B, njeri qe merr risk mbi veten duke investuar ne shoqeri (dhe gjeneruar te ardhura) dhe tjetri totalisht pasiv, pse duhet tatuar me shume sipermarresi? Ne anen tjeter, pse duhet qe mes dy individeve A dhe B qe jane rritur dhe shkolluar ne fillore e te mesme ne te njejten banke, por njeri prej tyre s’ia vinte veshin shkolles e per rrjedhoje perfundoi punetor i nderuar krahu ndersa tjetri qe harxhoi mund, djerse, kohe, para per t’u shkolluar me mire duhet te tatohet me shume (i dyti), sepse gjeneron me shume te ardhura? A eshte e drejte kjo?

Sa i perket rastit te shtresave ne nevoje te cilat per arsye nga me te ndryshmet nuk munden te ofrojne krahun e tyre te punes ne treg sic duhet, sistemet tatimore mund te rregullohen qe te njohin favorizime per ta. Sistemi i deklarimit te te ardhurave personale ne lejon identifikimin me realist te ketyre shtresave te merxhinalizuara, dhe per rrjedhoje edhe mbeshtetjen e tyre per kohezion social.

Se fundmi, edhe pse i jep prioritet eficiences dhe akumulimit te kapitalit, sistemi proporcional eshte mjaftueshmerisht i drejte nga pikepamja sociale pasi taton ne menyre proporcionale (% fikse), sipas nivelit te te ardhurave. Pra secili tatohet aq sa ka gjeneruar te ardhura dhe ka kontrobuar ne shoqeri. Me fjale te tjera, nese nj individ A gjeneron 30.000 leke te ardhura ne muaj, kontrobuon ne buxhet me vetem 3.000 leke (pra vetem 10% te te ardhurave), ndersa nje individ B qe fiton ne muaj 200.000 leke te reja kontribuon ne buxhet me 20.000 leke. Ku eshte padrejtesia ketu ?

Ajo qe opozita socialiste, spo arrin ta artikuloje ende, eshte fakti se sistemi i tatimit te te ardhurave “nga paga” ne Shqiperi, aktualisht nuk eshte proporcional, por eshte regresiv dhe kjo e ben shume te padrejte, pasi per shkak te nje tavani te aplikuar mbi detyrimet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore (te ardhurat mbi kete tavan, nuk paguajne me shume sigurime shoqerore dhe shendetesore). Per rrjedhoje, sa me shume te ardhura nga paga te kete nje individ, aq me pak paguan “mesatarisht” se sa nje individ. Pare ne kete kendveshtrim, opozita, ne vend qe te predikoje per nje sistem totalisht progresiv, duhet me pare te marre ne konsiderate te eliminoje regresivitetin e sistemit. Pastaj, pasi te kete pare edhe efektet qe jep kjo politike, mund te gjykoje per ndermarrjen e nje politike te re fiskale.

Per ta mbyllur, ndryshe nga c’demonizohet, sistemi proporcional nuk eshte nje sistem i padrejte dhe ndeshkues. Perkundrazi, pervec faktit qe i duhet jashte mase nje ekonomie ne zhvillim si Shqiperia, se ciles i duhet akumulimi i kapitalit, eshte relativisht i drejte edhe me pak efekt negativ social, pasi taton cdo individ ne base te kontributit te tij ne shoqeri. Keshtu, per t’ju rikthyer fabules se La Fontenit, gjinkalla tatohet me aq sa kontribon ne shoqerine tone, dhe milingona me aq sa kontribon, pa i hyre ne hak njeri-tjetrit.

 

Botuar ne Gazeta MAPO, Qershor 2012

Comments