“Pagesat vetëm në lekë”, bizneset kundër BSH, dëmton aktivitetin

Intervistë për A2-CNN

24 Korrik 2024

Euroizimi i ekonomisë në një përqindje të lartë të sektorëve ka bërë që Banka e Shqipërisë t’i kthehet politikës së 2017-ës, atë të fokusimit vetëm në monedhën kombëtare.


 Nuk duhet të përdoret, ne duhet ta ndalojmë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ne jo vetëm që duhet të ndalojmë përdorimin e monedhës së huaj sikurse ndodh në të gjithë botën, por ne duhet të përdorim lek në vend të euros. Ne jemi ekonomi shumë e euroizuar, 50/50. Institucionet e fiskut, institucionet fiskale dhe ne duhet ta ndërpresim përdorimin e euros, dhe ta bëjmë të detyrueshëm vetëm përdorimin e lekut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, tha Guvernatori Gent Sejko në 18 korrik 2024.

Kjo thirrje e Guvernatorit nga salla e Kuvendit të Shqipërisë i ka shqetësuar bizneset të cilat një pjesë të mirë të pagesave, por dhe transaksioneve i kanë në monedhën europiane.

Ekspozimi ndaj euros vërehet në masë të lartë tek blerja e pronave, kreditë, depozitat shkëmbimet tregtare por muajt e fundit edhe në blerjet më të thjeshta në markete. Në kushtet e prezencës së lartë të kësaj valute në ekonomi, ekspertët theksojnë se do të sillte një efekt kundërciklik, të një euro nën 100 lekë.

Politika që ka bërë Banka deri më sot është Brenda logjikës së tregut. Personalisht jam kundër deklaratës për detyrimin. Është e pamundur për ta bërë por dhe në aspektin logjik do jepte efektin e kundërt. Tentojmë të mbajmë kursin në vijë, por nga ana tjetër në kushtet të tilla euro do të binte edhe më poshtë”, tha eksperti i ekonomisë Artan Gjergji.

Për ndërthurjen e një vendimi të tillë në treg 5 vite më parë Banka e Shqipërisë kërkoi ndihmën e institucioneve finanicare, por pa rezultat dhe tani duket se është vonë.

Pyetja a ishte e suksesshme kjo politikë. Unë hyj tek ata ekspertë që mendojnë se kjo politikë s’ishte e mirë. Besoj verbërisht tek forca e tregut. Rregullat në treg i vendos kërkesë-oferta. Nëse 80-90% e agjentëve ekonomikë duan të përdorin euron, Banka Qendrore e ka të pamundur të notojë kundër rrymës së sjellë tregu”, shtoi Gjergji. “Detyrimi i agjenteve ekonomike ne Shqiperi te kryejne transaksionet ne lekë, e para është fizikisht i pamundur si proces nga pikëpamja operacionale dhe e dyta do të thellojë akoma më shumë zhvlerësimin e euros karshi valutës kombëtare lek në tregun  e brendshëm”.

 


Prezenca e lartë e valutës europiane në tregun e këmbimit vjen kryesisht nga turizmi, investimet e huaja, emigrantët por dhe paraja informale. Si pasojë e këtij efekti në 4 vitet e fundit kur dhe tatëpjeta e kësaj valute nisi, euro është zhvlerësuar me rreth 18% duke rënë nën nivelin e 100 lekëve.

 

Comments

Popular Posts