Reflektim mbi Kapitalizmin dhe Sfidat e tij ne shekullin e 21

“Elephant in the Room” – podcast, A2-CNN Albania

 Podcast me Artan Gjergji, studiues i shkencave ekonomike

Gazetari: Ervin Qafmolla, emisioni “Elefanti ne Dhomë”, A2-CNN Albania

 


Në këtë bisedë të këndshme bëhet një reflektim i përgjithshëm mbi kapitalizmin dhe sfidat qe ai ka në shekullin e 21-të. Një podcast krejt esencial e filozofik, por i këndshem për t'u ndjekur nga ata që shqetësohen për të ardhmen e ekonomisë dhe brezave që vijnë.

 

Një bisedë rreth koncepteve të tilla si:

  • C’është kapitlaizmi, dhe a është sistemi i duhur për administrimin e botës,
  • Koncepti i faktorëve të prodhimit që kanë vlerë të shtuar në jetën e përditshme
  • “Dora e Padukshme” e Adam Smithit dhe rendja e individit pas maksimizimit të përfitimit personal, duke rritur përfitueshmërinë e shoqërisë si e tërë,
  • Debati mbi akumulimin e kapitalit, kolonializimit, dhe krijimit të poleve politike të influencës në ekonominë botërore,
  • Ndryshimi i balancave ekonomike në botë dhe krijimi i polit të tretë BRIC (i zgjeruar) kundrejt dy poleve të tjera të SHBA apo të Bashkimit Europian,
  • Lëvizjet e mëdha demografike, përqendrimi i populsisë dhe krahasimi i doktrinave, qasjeve për administrimin e burimeve të shterrshme në ekonomi në kushtet e një rritjeje eksponenciale të popullsisë botërore,
  • Hendeku i madh i të ardhurave në nivel botëror mes Perëndimit të Zhvilluar dhe Afrikës apo Lindjes së Largët,
  • Gabimi i Perëndimit të zhvilluar në amortizimin e problemit demografik nëpërmjet ri-alokimit të kapialeve duke filluar nga planifikimi familiar, e deri tek zhvillimi i teknologjisë që zëvendëson kapitalin human, por deri kur? ,
  • Krahu i punës ndër faktorët e prodhimit më të kërkuar sot, si një element për të plotësuar nevojat e Perëndimit për mbajtjen gjallë të mekanizmit të ekonomisë botërore,
  • Sfidat që ka bota për të amortizuar problemin e mungesës së krahut të punës, dhe nevoja imediate për gjetjen e zgjidhjeve afatgjate.

 

 Emisioni i plote:



 

.

Comments

Popular Posts