Rënia e normës së interesit, cfarë do të ndodhë me kreditë ?

Intervistë me z. Artan Gjergji, ekspert në tregjet financiare

Intervistoi: Diamila Leka, gazetare ekonomie, SCAN TV

 

Në këtë intervistë shpjegon arsyet që sollën shtërngimin e politikës monetare nga bankat qendrore nëpër botë si pasojë e presioneve inflacioniste që ndodhën në tregjet financiare dhe tregjet e mallrave pas pushtimit rus në Ukrahinë. Ndërhyrja ushtarake, shkaktoi një rritje drastike të cmimeve të energjisë dhe hidrokarbureve, duke dhënë efekt të menjëhershëm edhe në të gjithë zinxhirin e prodhimit në mbarë globin. Nëse marrim të mirëqenë që Ukrahina është edhe një ndër eksportuesit më të mëdhenj jo vetëm të drithrave por edhe të lëndëve të para si hidrokarburet dhe litiumi, kjo e përkeqësoi rritjen e kostove nëpër tregje duke e përballur ekonominë botërore me presione të forta inflacioniste.

 


Në përgjigje të këtyre pasojave që rezultuan më inflacion në nivele dy shifrore, bankat qendrore të mëdha FED dhe ECB ndoqën politika shtërnguese monetare për të reduktuar apo amortizuar efektin e inflacionit në buxhetet familjare të qytetarëve të tyre. Por sjellja e bankave qendrore ishe te ndryshme. FED në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa banka të tjera qëndrore u treguan më ageresive duke rritur normat e interesit në mënyrë të shpejtë, të herë-pas-hershme dhe me disa shkallë (psh FED rriti normat dy herë rresht me nga 3 shkallë ose 3 x 0.25 pikë). Ndërkohë që Banka Qendrore Europiane (ECB) u tregua më e moderuar në reagimin e saj, duke e lënë që një pjesë e shock-ut të inflacionit të absorbohej nga tregjet dhe konsumatorët, e duke marrë masa më graduale për rritjen e normave të interesit. 

Banka e Shqipërisë zgjodhi të ndjekë modelin e parë (shembulli i FED), duke e rritur dy herë normën e interesit brenda 6 muajve (periudha Shkurt – Gusht 2022) me nga dy shkallë ( 2 x 0.25) Pra me 1 pikë % në total, duke treguar vendosmërinë e saj për të reduktuar inflacionin e lartë që arriti në mbi 10%, me nivel dyshifror që Shqipëria nuk i shikonte që në vitin e mbrapshtë 1997. Tashmë në vitin 2024 na rezulton se kjo politikë monetare agresive shtërnguese ka dhënë efektin e duhur pasi ka ulur në mënyrë të dukshme presionet inflacioniste në ekonomi, ku sipas raportit më të fundit të INSTAT, aktualisht jemi në nivelet 2.1%. Megjithatë duhet thënë se, pasojë e faktit që pothuaj më shumë se gjysma e parasë në qarkullim apo indikatorëve të tjerë financiarë në vend (depozita, kredi etj.) janë në valutë të huaj, efekti i kësaj politike monetare të BSH mbetet i cunguar në mënyrë objektive nga veprimet apo dëshira e bankës qëndrore. Pikërisht kjo është arsyeja pse ende BSH deklaron se do të jetë e kujdesshme (kupto rezistente) në drejtim të uljes së normave të interesit në ekonomi, pavarësisht se kjo është një lëvizje e sugjeruar nga ne ekonomistët dhe e pritshme nga agjentët ekonomikë pasi ul koston e parasë. BSH mendon se ka ende presione inflacioniste pasi kërkesa vazhdon të mbetet e lartë edhe pse jo kërkesë në lekë, por në valutë të huaj. Me fjalë të tjera, rritja e turizmit apo eksportit të shërbimeve gjeneron të ardhura ekstra për agjentët ekonomikë shqiptarë, duke e mbajtur kërkesën për mallra e shërbime të gjallë, dhe ruajtur presionet inflacioniste. Kjo është arsyeja pse BSH, nuk zbaton të njëjtën qasje agresve në uljen e interesave, njëlloj si në kahun e kundërt rritës kur duhej të frenonte inflacionin.

 


Sa i përket ndikimit tek qytetarët që ka politika e uljes së normave të interesit që bëri BSH në mbledhjen e fundit me nje shkallë ose 0.25 pikë përqindje, kjo do të lehtësojë koston e parasë, si dhe koston e kredive që kanë agjentët ekonomikë individë dhe biznese në sistemin bankar. Kjo do të reflektohet tek rinovimi vjetor i normës që bëjnë bankat në kontratat e kredive, duke lehtësuar sado pak barrën për qytetarët. Në anën tjetër, bankat do të jenë më të shpejta në uljen e normave të depozitave në favorin e tyre, dhe ky është një proces normal pasi edhe qëllimi i BSH është dekurajimi i qëndrimit të parasë nëpër banka. Krejt e kundërta, qëllimi është dalja e parasë në qarkullim dhe investimi në ekonomi ose rritja e kosnumit.

Gjithashtu, sipas zotit Gjergji, një ndër shkaqet e tjera pse BSH ka ndërmarrë këtë politikë të uljes së normave të intersit është edhe ndihmesa që ky proces i jep luftës për stabilizimin e kursit të këmbimit në vend në kushtet e një “bollëku” valutor në tregun e brendshëm. Kështu ulja e normave të interesit nxit paranë që të dalë në qarkullim dhe të alokohet ose për investime ose për kursime. Pikërisht, nëse një pjesë e qytetarëve e shikojnë këtë moment të mbivleresimit të lekut si një mundësi të mirë investimi, një pjesë të kursimeve të tyre mund ta investojnë në blerjen e euros. Ky fenomen do të rriste sadopak kërkesën për euro në tregun e brendshëm duke ndikuar poizitivisht ne ekuilibrat e brishtë të tregut të brendshëm valutor.

 

SCAN TV, 08.07.2024

Comments

Popular Posts