Skemat e Transferimit në Shqipëri të të ardhurave me origjinë nga burime të paqarta

Interviste me Artan Gjergji, Ekspert i Tregjeve Financiare

intervistoi: Anila Hoxhaj, Gazetare Investigative, BIRN


Pyetje Gazetarja A.H. - Cilat jne skemat e futjes se parave ne Shqiperi nga shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit?

Përgjigje A.G - Skemat e transferimit te parave ne vendin e origjines nga shqiptarët me kombësi shqiptare që punojnë e jetojnë jashtë nuk janë te ndryshme nga skemat e perdorura neper bote nga komunitete te ndryshme emigratore.

Bazuar në kanalet e trasferimit drejt vendeve të origjinës, këto skema ndahen në:

§  kanale zyrtare (transfertat bankare dhe instituconet e transferimit të parasë) dhe

§  kanalet jo-zyrtare, qe perfshijne te gjitha format e transferimit të parave ne formë fizike.

Bazuar nga origjina e gjenerimit të këtyre parave (të ardhurave) normalisht ato janë:

§  të ardhura nga burime të ligjshme dhe të tatura sipas ligjeve në vendin pritës,

§  të ardhura nga burime të ligjshme por të pa-tatuara (para e evaduar),

§  të ardhura nga burime të paligjshme dhe kriminale.

Aryeja pse një pjesë e mirë e parave transferohen jashtë kanaleve zyrtare ka të bëjë me faktin që vijnë nga burime të pa-tatuara (kanë bere evazion fiskal) dhe para që vijne nga burime te paligjshme e kriminale, cka perben edhe veper penale. Megjithate, zhvillimi i teknologjise dhe informacionit (industria blockchain) apo vakutmet ligjore e fiskale që ekzistojnë mes vendeve të ndryshme, u japin mundësi subjekteve të ndryshme që të përdorin edhe kanalet zyrtare të transferimit të parave (bankat dhe institucionet e transferimit të parave). Megjithatë, për shkak se përdorimi i kanaleve zyrtare në transferim e parave lë gjurmë në sistemte softwarike, duke i ekspozuar ata ndaj organeve ligjzbatuese, vazhdon t’i mbajë të interesuarit te varur në mënyrat klasike të transferimit të parave në forme fizike.

Transferimi ne forme fizike ka të bëje me metodat e transferimit nepermjet mjeteve te transportit (avion, anije, kamion, autobus, makina private, canta etj.). per shkak te rrezikut mjaft te madh qe kane ndermjetesit ne skemat e transferimit fizik, edhe komisionet (kostot) janë në nivele të larta që shkojnë nga 25-30% të vlrës së transferuar. Kjo është arsyeja pse subjektet qe kane nevoje per te transferuar para sidomos nga burime te paligjshme e kriminale, perpiqen te gjejne menyra më te sofistikuara duke perdorur kanalet zyrtare, edhe per te rritur madhesine e fondeve te transferuara, por edhe per te reduktuar kostot e transferimit.

Nder format me te perdorura per transferimin e vlerave te medha nepermjet kanaleve zyrtare duke perdorur pale te treta eshte transferimi nepermjet industrise blockchain e me sakte kriptovalutave, si dhe mbifaturimi apo faturimi fiktiv i transaksioneve fiktive ne import eksport, sidomos ne eksportin e sherbimeve (call center, konsulenca, programime, shërbime teknologjike etj.).

 

Pyetje Gazetarja A.H. - Kush i dergon keto para ?

Përgjigje A.G - Padyshim që vlerat më të mëdha të parave që vijnë nga burime të jashtëligjshme transferohen nga subjekte dhe individë të cilët ushtrojnë aktivitete të paligjshme që përbëjnë vepra penale. Kjo është arsyeja pse përdorin edhe kanalet jo-zyrtare të transferimit, apo përdorin metoda indirekte e fiktive nëpërmjet kanaleve zyrtare.

Subjektet që kanë para/ të ardhura nga burime të ligjshme por që janë të pa-tatuara pasi janë fituar nga puna në të zezë, zakonisht janë në vlera modeste më të vogla se 10 mijë eurove apo ekuivalenti në valuta të tjera përdorin institucionet e transferimit të parave. Burimet e të ardhurave të evaduara, por që janë në vlera pak më të mëdha, por gjithësesi zakonisht që nuk e kalojnë vlerën e 150-200 mijë eurove, tentojnë të transferohen fizikisht në format klasike nëpërmjet mjeteve te transportit.

 


Pyetje Gazetarja A.H. - A jane shqetesuese / ndikuese ne ekonomine e vendit dergesat e vogla qe pikasen ne kufi si mos deklarim te hollash?

Përgjigje A.G - Mendoj qe duhet te sqarojme qe niveli maksimal i parave qe lejohet te mbahen fizikisht per cdo person gjate udhetimeve eshte 10 mije euro. Ky eshte nje nivel qe eshte gjeresisht i pranuar ne pjesen me te madhe te botes, dhe normalisht qe eshte nje shifer e cila ka dale dhe eshte dakordesuar mes institucioneve ligjzbatuese nderkombetare si pasoje e nje analize te mirefillte. Pra nuk eshte rastesore dhe besohet qe eshte nje kufi mjaftueshem i mire per te reduktuar ne maksimumin e mundshem procesin e pastrimit te parave.

Nje tjeter element qe perdoret nga institucionet eshte digjitalizimi i sherbimeve financiare (instrumentat e pageses elektronik,e si kartat e kreditit/debitit etj, apo paraja elektronike e digjitale). Gjithashtu, kufizimi i madhesise se bankenotave ne qarkullim eshte pare prej vitesh si nje element i rendesishem ne frenimin e procesit. Psh nuk eshte rastesore qe kartmonedha me prerjen me te madhe ne USA eshte 100$ apo ne UK është 50GBP, pikërisht sepse prerja e vogel e bën të vështirë transferimin fizik të sasive të mëdha të parave. Ne te njejten fryme, edhe pse pas shumë vitesh, vendimi i ECB për të emetuar bankenota 500€ rezultoi i gabuar dhe duke filluar që nga viti 2018, ECB ka vendosur te mos e emetoje me kete kartmonedhe me prerje te reja, edhe pse per te mos krijuar panik ne treg vendosi te mos terheqe nga qarkullimi prerjet ekzistuese deri sa te demtohen nga perdorimi.

Pasi bera kete shpjegim te nevojshem po kthehem tek pyetja juaj. Ka nje kufi. Jo me shume se 10 mije euro apo ekuivalenti dhe une gjykoj qe e mira eshte qe te ruhet e te respektohet ky kufi, jo per faktin se nese sillen nga 20 mije apo shifra te tjera te ngjashme do te kishim ndonje ndikim shume te madh ne drejtim te pastrimit te parave, por eshte ideja se cdo limit nuk do ishte i mjaftueshem per askend. Nese do ngrihej ky limit, pas dsa vitesh do kerkohej nje rritje tjeter. Pervec kesaj, kjo do te shkonte kunder frymes qe kane institucionet financiare dhe bankat qendrore te pjeses me te madhe te vendeve te zhvilluara per kalimin drejt nje ekonomie pa parane fizike cash. Pjesa me e madhe e ketyre vendeve kane nje perdorim te gjere te instrumenteve elektronike te pageses, nderkohe qe vendet skandinave si Suedia dhe Finlanda kane bere hapa serioze drej zhdukjes se cash-it ne ekonomite e tyre. Mendoj qe kjo eshte rruga e duhur. Nxitja e perdorimit te instrumentave te pageses elektronike dhe revolucionarizimi i sherbimeve financiare nepermjet digjitalizimit te tyre.

Personalisht besoj se pjesa me e madhe e parave qe vijne ne forme fizike te mbajtura nga individe, familjare kusherinj apo te aferm te derguesve kane si burim te ardhura te padeklaruara per organet tatimore. Zakonisht keto shifra nuk kalojne vleren e 50 mije eurove, e per rrjedhoje nuk mendoj se keto do te kishin ndikim negativ ne ekonomine e vendit sepse nuk kane mundesine te jene shume te shpeshta, dhe nuk jane ne vlera te medha per te krijuar efektet negative qe krijon ne ekonomi pastrimi i parave sic eshte “kapja e shtetit”. Para te tilla, sherbejne si nje forme grasatimi i mekanizmit te ekonomise se vendit, pasi kryesisht nxisin konsumin apo krijimin e biznesve te vogla dhe nuk kalojne dot ne nivele shqetesuese. Megjithate, inkurajoj fort qytetaret qe te mos kalojne nivelin e lejuar ligjor ne cdo rast, per te mos pasur probleme me organet ligjzbatuese.

Sa i përket ndikimit që remitancat kanë në ekonomi, pra paratë e dërguara në rrugë zyrtare, sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë kanë një ndikim prej rreth 6% në rritjen e Prodhimit të Përgjitshëm Bruto (GDP-së). Padyshim duke marrë të mirëqenë që sasia e parave që vijnë nga burimet e paligjshme si dhe transferohen në kanalet jashtë sistemit financiar, ndikimi në ekonomi është shumë herë më i madh, edhe pse pothuaj i pamundur për t’u kuantifikuar.

 

Pyetje Gazetarja A.H. - Nga cilat shtete dergohet me teper kjo para?

Përgjigje A.G - Është e vështirë që të gjenden burime statistikore në lidhje me madhësinë dhe origjinën e transfertave, aq më tepër nesë ato zgjedhin kanalet jo-zyrtare nga vendi i ku gjenerohen të ardhurat në vendin e origjinës të subjekteve/individëve që i kanë gjeneruar ato. Megjithatë, duhet thënë se ndërkohë që origjina ndjek edhe trajektoren e llojit të dërguesit apo profilit të gjenerimit të të ardhurave.

Kështu, nëse na duhet të analizojmë origjinën dhe vlerat e mëdha të të ardhurave te gjeneruara nga aktivitete te paligjshme duhet pare fizionomia e tregjeve ku zhvillohen keto aktivitete te paligjshme. Psh te ardhurat nga aktivitete te paligjshme si prostitucioni apo trafikimi i qenieve njereore zakonisht kane origjine nga vendet ku shtetas shqiptarë ushtrojnë këtë aktivitet më së shumti sic janë Italia, Greqia, Turqia, Belgjika etj. Nëse hulumtohen te ardhurat nga aktiviteti i paligjshem i trafikimit te lendeve narkotike ato kane burimin nga ato tregje qe dominojne tregtine si Hollanda, Britania e Madhe, Italia, Turqia etj.

Në anën tjetër, nëse na duhet të analizojmë origjinën e parave apo të ardhurave nga emigracioni i ndershem (i tatuar ose jo) ose sic njihen ndryshe me termin “remitanca”, ateherë duhet të ndjekim trajektoren që ka ndjekur evolimi i emigracionit shqiptar apo niveli i mireqenies ne vendet pritese te emigranteve tane. Pra jo domosdoshmerisht lidhet me numrin e emigranteve. Psh Greqia ka nje pjesë të konsiderueshme te emigranteve shqiptare, por per shkak te nivelit te mireqenies dhe te ardhurave te uleta qe keta emigrante marrin nga ky vend, vlera eshte ne nivele qe nuk perkojne me nr. e emigranteve

Edhe pse BSH nuk publikon te dhena te detajuara ne lidhje me origjinen e remitancave, sipas një raporti zyrtar me të dhëna të vitit 2016, rezulton se pjesa më e madhe e remiancave vjen nga Italia dhe Mbretëria e Bashkuar (shih tabelën poshte). Megjithatë, duke marrë parasysh levizjet e reja migratore në 5 vitet e fundit me nje orientim të dukshem te emigranteve te rinj drejt UK dhe Gjermanisë ëshë  normale që kjo tabllo te kete ndryshuar sado pak.

 Transfertat e realizuara nepermjet OTP-ve – Korridoret kryesore

Vendi Dergues

Milione EUR / USD

%

Itali

44.3 / 47.1

29

Mbreteri e Bashkuar

36.7 / 39.0

24

Gjermani

23.0 / 24.4

15

Greqi

13.7 / 14.6

9

SHBA

10.7 / 11.4

7

  Burimi: Banka e Shqiperise, 2018


Shenim: Kjo interviste eshte pjese e shkrimit investigativ te publikuar nga Reporter qe gjendet ne linkun: ‘Korrierët e krimit’: Rruga e parave të pista drejt kufijve të Shqipërisë – Reporter.al

 

 


Comments

Popular Posts