Projekti i Kabllos Energjitike nënujore Shqipëri-Itali/Lidhja që mund të transformojë tregun energjetik

Emisioni DataRoom

nga Kreshnik Kucaj

SCAN TV Albania

 

I ftuar: Z.Artan Gjergji

Ekspert Ekonomie dhe i Tregjeve Financiare

 


Pyetje: Shqipëria po bën investime të shumta në energjinë diellore dhe atë të erës. Si mund ta ndryshojnë perspektivën e Shqipërisë këto investime. A mund të konsiderohet në të ardhmen Shqipëria një “Superfuqi” e prodhimit të energjisë së Rinovueshme?

A.GJ: Të thuash “superfuqi” është një pretendim shumë optimist, ama duhet thënë që Shqipëria dhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, të nxitura nga axhendat e zhvillimit rajonal dhe europian, janë në një proces mjaft intensiv të investimeve në drejtim të rritjes së kapaciteteteve prodhuese në sektorin energjitik. Pra është një proces krejt normal i mbështetur fuqimisht edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare sic është banka Botërore apo vete fondet e Bashkimit Europian. Gjithashtu, nuk duhet të harrohet se këto vende janë vende në zhvillim të shpejtë dhe cdo proces me rritje të qëndrueshme për një vend kërkon burime energjie po aq të qëndrushme dhe në rritje.

Nëse krahasojmë Shqipërinë dhe ritmin e saj të zhvillimit të sektorit energjitik në këtë vend me vendet e tjera të rajonit, ne kemi avatanzhin që jemi krejtësisht të ekspozuar në burime të rinovueshme të energjisë elektrike (uji, dielli, era etj.). Në ndryshim nga vendet e rajonit (Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia) të cilat kanë një varësi të theksueshme nga energjia e prodhuar nga burime fosile si qymurguri, gazi, nafta etj, të cilat jo vetëm janë më të kushtueshme, janë burime të shterrshme por krijojnë edhe probleme në aspektin e mbrotjes së ambjentit.

Të vetimin dizavantash që ka Shqipëria në këtë drejtim, është ekspozimi dhe përqendrimi i madh në vetëm një nga burimet e prodhimit të energjisë së rinovueshme sic është burimi hidrik (përbën rreth 95% të prodhimit vendas). Megjithatë, vitet e fundit është bërë një punë e jashtëzakonshme në drejtim investimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese edhe nga burime të tjera të energjisë së rinovueshme sic janë dielli dhe era.

 


Pyetje: Si do të ndryshojë pozicioni energjetik i Shqipërisë me ndërtimin e kabllos energjetike Shqipëri-Itali

A.GJ: Padyshim që duhet të kuptojmë fillimisht që energjia elektrike është një mall dhe si cdo mall tjetër ajo tregtohet në tregjet kombëtaree ndërkombëtare. Por në ndryshim nga shumë mallra të tjerë, energjia elektrike ka disa specifika shumë të vecanta të cilat i rrisin në mënyrë të dukshme riskun operacional dhe financiar. Energjia elektrike nuk mund të ruhet (jo në masë të paktën) dhe të shtyhet konsumi në kohë. Për rrjedhojë ajo duhet të konsumohet, ose të shitet për konsum direkt dhe pa humbje nëpër tregje që të shkojë tek konsumatori final.

Thënë kjo, nuk mjafton që një vend të ketë vetëm kapacitete prodhuese që të sigurojë energjinë ne vend, por padyshim duhet të ketë edhe kapacitete transmetuese (linja) dhe shpërndarëse, në mënyrë që të lehtësojë procesin e kalimit të energjisë elektrike nga prodhuesit tek konsumatorët finalë, brenda ose jashtë vendit.

Deri në ditët e sotme, Shqipëria ka qenë më shumë importuese se sa eksportuese e energjisë elektrike. Pra nuk ka arritur që të vetë-prodhojë të gjithë sasinë e energjisë që konsumojnë agjentët e saj ekonomikë në vend. Kjo është arsyeja pse fokusi i vencatë i organeve kompetente ka qenë rritja e kapaciteteve transmetuese dhe shpërndarëse në tregun vendas. Por me liberalizimin e tregjeve të energjisë si pjesë e reformave rajonale, por edhe me rritjen e kapaciteteve prodhuese, Shqipëria brenda 2-3 viteve të ardhshme pritet të jetë eksportuese neto e energjisë elektrike të prodhuar, edhe pse me fillimisht në vlera simbolike, por me një rritje të qëndrueshme. 

Për këtë arsye, planet e transmetimit mes tregjeve rajonale janë mjaft të rëndësishme. Aktualisht e vetmja rrugë që energjia ndjek drejt tregjeve europiane është ajo toksore, drejt Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë, apo Kosovës, Serbisë e Hungarisë, apo Greqisë, Bullgarisë, Turqisë. Ka skenarë dhe planifikime ambicioze rajonale sidomos nga Greqia, e cila është një prodhuese masive e energjisë diellore, për të lidhur tregun e saj direkt me Italinë në një linjë transmetimi që lidh Korfuzin me Puglian (taka e hartës së Italisë). Gjithashtu Greqia, po mendon edhe për një skenar detar që lidh Greqine direkt me Slloveninë nëpërmjet detit Adriatik duke anashkaluar Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë, por kjo ka hasur në rezistencën e fortë të autoriteteve rregullatore kroate. Një tjetër projekt ambizioz është edhe ai i Malit të Zi për t’u lidhur direkt me kabëll detar me Italinë.

Gjithësesi, nga të gjithë këto projekte, nëse projekti i linjës detare të transmetimit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Italisë është real dhe jo vetëm një “dëshirë politike”, do të ishte një zhvllimi mjaft pozitiv për prodhuesit vendas të energjisë elektrike të cilët do të kishim mundësinë të penetronin në një treg mjaft të madh si Italia si dhe të hapnin një kanal tjetër më pak të kushtueshëm për tregtimin e energjisë elektrike në tregjet europiane.

MASDAR që ka shprehur interes për të realizuar projektin është një fond mjaft i madh nga Emiratet e Bashkuara Arabe me qendër ne Dubai, dhe i ekspozuar në projekte mjaft të mëdha energjitike përfshirë edhe disa në vendin fqinj Greqi. Ndaj gjykoj që shfaqja e interesit ndaj këtij projekti me Shqipërinë nuk është një rastësi por një planifikim strategjik që nxit të gjithë tregun energjitik rajonal. Duke marrë të mirëqenë që gjurma e këtij projekti mund të ndjekë infrastrukturën ekzistuese të TAP-it, kjo do të reduktonte mjaft kostot e projektit për Qeverinë Shqiptare duke e bërë atë më fizibël dhe më fitimprurës.

Pavarësisht kostos së lartë, nëse marrim në konsideratë potencialet dhe përfitimet që sjell një linjë e tillë interkonjeksioni ndërkombëtare, gjykoj  se ia vlen cdo qindarkë e investuar në këtë projekt. Le të shpresojmë se nuk do te mbetet një dëshirë apo një projekt në letër.

 

Pyetje: Në skenaret që janë, a përjashtohet mundësia që Shqipëria të shohë si alternativë dhe energjinë berthamore?

A.GJ: Energjia Bërthamore është një temë e nxehtë në arenën ndërkombëtare. Kjo sa për ndikimin që ka ajo në ambjent, aq edhe për risqet që shfaqin në raste aksidentesh industriale si rasti i Fukishimës në Japoni apo Cernobilit në Rusinë e viteve 80”. Gjithashtu konfliktet gjeopolitike janë një tjetër element i rrezikshëm pasi shkaktojnë lufta dhe trazira si ajo në Ukrahinë sot. Pjesa më e madhe e vendeve të zhvilluara prej dekadash kishin nisur një program të mirëmenduar të heqjes dorë nga energjia bërthamore në kuadër të axhendave të de-karbonizimit dhe mbrojtjes së ambjentit. Pavarësisht kësaj, për shkak të rritjeve të jashtëzakonshme të cmimeve të energjisë në bursa pas bllokadës që iu bë gazit rus, vendet e BE-së morën në konsideratë rikthimin tek prodhimi i energjisë bërthamore. Kjo sepse edhe pse një energji me bazë fosile, përcëri ka shumë pak indikim/kosto në ambjent, ndërkohë që përfitimet janë shumë të mëdha.

Pavarësisht kësaj tablloje, edhe nëse Shqipëria do të kishte një vullnet të njëanshëm për të realizuar investime të tilla në fushën e energjisë bërthmore, gjykoj që kjo do të ishte e pamundur kryesisht për shkak të rrezikut gjeopolitik që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor, në ndryshim nga vende të sigurta si Franca, Gjermania, SHBA etj. Kështu që nuk mendoj se dikush do ta lejonte Shqipërinë të rendte pas një “ëndrre” të tillë sado serioz të ishte projekti.

 


Pyetje: Zakonisht vende që kanë një burim kryesor eksporti kanë tendencën që t’ua japin rezidentëve energjinë me çmim të ulët. Shqiptarët do të përfitojnë nga ky fakt vetëm indirekt, përmes të ardhurave shtesë në buxhet që konvertohen në investime e shërbime apo mund të ketë dhe ka hapësirë edhe për ndonjë përfitim direkt që lidhet me çmimin e energjisë që ata paguajnë?

A.GJ: Edhe pse nuk dihet apo nuk kuptohet nga masa e madhe e popullit, cmimi i energjisë elektrike për konsumatorin familjar në Shqipëri është i subvencionuar dhe aktualisht është më poshtë se cmimi i tij real nëpër bursat rajonale. Me fjalë të tjera edhe pse cmimi i energjisë elektrike per 9 mujorin e parë të vitit 2024 është mesatarisht 130 EUR/MWh (sipas ALPEX) ne fasha të caktuara orare ka pasur raste që ka qene rreth 850 EUR/MWh. Ndërkohë që Qeveria këtë cmim nuk ia pasqyron konusmatorit familjar duke ia shitur me 9.5 lekë/kWh ose rreth 95 EUR /MWh. Për këtë arsye, nuk mendoj se ka shumë hapësirë për të bërë të tjera favorizime në këtë drejtim. Këto kosto janë mbuluar ose nga Buxheti i Shtetit ose nga buxhetet e brishta të kompanive publike (KESH dhe OSHEE), por të paktën nuk i janë transferuar konsumatorit të vogël familjar.

Ndërkohë që liberalizimi i tregut të energjisë elektrike ka sjellë mjaft avantazhe për konusmatorët jo-familjarë (bizneset) të cilët kanë arritur të nënshkruajnë kontrata shumë herë më të favorshme për furnizimin me energji se sa cmimi prej 184 EUR/ MWh me të cilin ua shiste më parë OSHEE. Thellimi dhe konsolidimi i reformave për liberalizimin e mëtejshëm të tregut i gërshetuar edhe me rritjen e investimeve në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve prodhuese e transmetuese, pritet të lehtësojë akoma më shumë agjentët ekonomikë nga kostot financiare që vijnë nga konsumi i energjisë.

 

Pyetje: Shumë vende po investojnë në bateri litiumi për konservimin e energjisë. Shqipëria duket se ka bërë shumë pak në këtë drejtim.

A.GJ: Sic e thashë edhe më lart energjia elektrike është një mall jashtë mase shume i vecantë me kritere mjaft specifike, sepse jo vetëm nuk ruhet, por i ndryshon konsumi edhe sipas fashave orare të caktuara. Për shembull ato që në gjuhën teknike quhen “Oraret e Pik-ut” jane zakonisht 2-3 ore në mengjes ku ka shume me teper konsum energjie, apo oraret e pasdites vone kur njerezit kthehen nga puna dhe gatuajne/hane darken. Në këto orare, ngaqë rritet ne ekstrem kërkesa për energji, i rritet edhe cmimi.

E shpjegova këtë për të dhënë idene e nevojës së jashtëzakonshme që ka tregu energjitik edhe për sisteme të baterive të cilat na mundësojnë që të ruajmë për 1-2 orë më shumë energjinë e prodhuar dhe ta transferojmë atë për ta përdorur në oraret e pikut. Atëherë kur na rriten cmimet dhe nuk kemi mjaftueshëm prodhim për të përballuar kërkesën e lartë.

Pra sistemi i baterive është një komponent mjaft i rëndësishëm i procesit të furnizimit me energji elektrike dhe shumë vende kanë filluar ta zhvendosin vemendjen edhe në këtë drejtim. Në rajonin e Europës Jug-Lindore (SEE) është EBRD e cila ka qenë mjaft mbështetëse e projekteve të sistemeve të baterive, ndërkohë që rajoni ynë i Ballkanit Perëndimor (jo vetëm Shqipëria) është shumë pas në këtë proces pasi aktualisht e ka gjithë vëmendjen tek rritja e kapaciteteve të prodhimit të energjisë së rinovueshme, sa për të mbrojtur ambjentin aq edhe për të reduktuar varësinë nga burimet e shterrshme dhe të kushtueshme fosile.

Duhet thënë që edhe pse gjithë fokusi dhe vëmendja e vendeve të zhvilluara është fokusuar tek prodhimi i energjisë nga burime të rinovueshme, ato kanë një risk të madh në vetvete. Kjo vjen për shkak se burimet e tyre (uji, dielli, era etj.) janë krejtësisht të varuara nga kushtet klimaterike të cilat jo në pak raste janë në mëshirë të fatit. Ndërkohë që kërkesa për konsum energjie ruan një trajektore normale të përllogaritshme. Kjo është arsyeja që për të reduktuar riskun e mos-furnizimit me energji elektrike, burimet e rinovueshme duhet të diversifikohen edhe me burime fosile, të cilat janë sa më pak të kushtueshme dhe ndosin ambjentin në nivele minimale (sic janë termocentralet me gaz apo impjantet bërthamore, ndërkohë që më pak të pëlqyerat janë TEC-et me lëndë djegëse si nafta dhe/apo qymyrguri). Pasja e burimeve të diversifikuara, i jep një vendi mundësinë që të administrojë më mirë riskun që mbartin burimet e rinovueshme (për shkak të kushteve klimaterike), duke u dhënë mundëisnë të plotësojnë në cdo kohë nevojat dhe diferencat në kosnum me energji të prodhuar nga impjantet nga burime fosile.

 


Pyetje: Në Shqipëri numërohen më shumë se 700 vetëprodhues energjie. A duhet të ketë ndonjë program për të shtrirë më tej këtë projekt; pra që familjet shqiptare të kenë “centralet e tyre diellore”?

A.GJ: është e vërtetë që ka skema të illa që nxisin qytetarin të investojë. Kjo bëhet për shumë arsye, por kryesisht u jep mundësinë qytetarëve të kursejnë, por edhe të reduktojnë presionin (ulin kërkesën) që kanë për furnizim me energji nga sektori publik. Nëse mund të bëjmë një paralelizëm më sistemin arsimor apo shëndetësor. Kur këto sistemi ishin monopol publik dhe ofroheshin nga shteti, kishte një presion shumë të madh në sistem nga qytetarët sepse të gjithë donin të shkollonin mirë fëmijët, apo donin shërbime spitalore të mira. Liberalizimi i ofrimit të këtyre shërbimeve, u dha mundësi një pjese të qytetarëve që ua mbante xhepi, që këtë shërbim arsimor apo shëndetësor ta merrni me një cilësi më të lartë nga oferuesit privatë, duke reduktuar presionin (kërkesën) mbi sistemin publik dhe i lënë më shumë hapësirë këtij të fundit që të ofrojë një shërbim më cilësor për ata që nuk kanë mundësi të ikin nga shërbimi shtetëror.

Identik në të njëjtën mënyrë funksionon edhe liberlaizimi i sektorit të energjisë. Sa më shumë nxiten konsumatorët familjarë dhe jo-familjarë të vetë-prodhojnë me investimet e tyre, kjo vetëm sa i bën mirë sistemit duke e lehtësuar atë. Në anën tjetër, rritja e konkurrencës përmirëson edhe shërbimet publike të ofruara nga kompanitë shtetërore, të cilat deri para 1 viti kanë qenë monopol, ndërsa sot përballen me nje konkurrencë të lartë dhe profesionale.

Ajo që unë doja të ndalojë këtu është fakti që në Shqipëri liberalizimin e tregut e kemi bërë në nivel mikro me këta vetëprodhuesit por edhe në nivel makro me prodhuesit e mëdhenj të cilët furnizojnë subjekte dhe biznese që konsumojnë sasi të mëdha (njihet ndryshe si macro-grida). Gjithësesi, ka ende shumë për të berë në drejtim të liberalizimit në nivel micro-gride (niveli i shpërndarjes) ku qytetari të mos jetë i detyruar ta marë shërbimin vetëm nga OSHEE (institucion shtetëror), por të ketë mundësinë të përzgjedhë edhe subjekte private që mund të ofrojnë shërbim më cilësor dhe me cmime më të arsyeshme, njëlloj sic ndodh në vendet e zhvilluara.

 

 

Shënim: Për të dëgjuar emisionin e plotë në SCAN TV, klikni linkun: Projekti i kabllos nënujore Shqipëri-Itali/Lidhja që mund të transformojë tregun energjetik-DATAROOM (youtube.com)

 

 


Comments

Popular Posts