Biznesi, Bursa dhe problematika aktuale e ekonomisë shqiptare

Në këtë panel të ftuarit biseduan në lidhje me rëndësinë që ka për ekonominë shqiptare ekzistenca e tregut të kapitaleve dhe përdorimi i këtij instrumenti nga biznesi vendas për të financuar aktivitetin e tij. Ekspertët në panel shpjeguan rolin që ka Bursa në përputhjen e kërkesës dhe ofertës për kapitale në vend krahasuar me alternativën aktuale të kreditimit nga sektori bankar. Bursa ose sic njihet ndryshe, financimi i biznesit nëpërmjet listimit në bursë dhe emetimit të aksioneve për publikun që do të investojë, është një mundësi shumë më pak e kushtueshme për biznesin.


Megjithatë, për shkak të mosnjohjes nga biznesi të kësaj alternative, apo tendencës së sipërmarrjes private për të qëndruar në zonën gri të ekonomisë dhe reduktuar detyrimet tatimore, bursa nuk është parë ende si një mundësi e mirë për financim. Në anën tjetër, referuar eksperiencave të vendeve të ish-Bllokut komunist (të ngjashme me Shqipërinë), bursa shqiptare nuk është përfshirë kurrë në procesin e privatizimit. Kjo ka ndikuar në zhvillimin shumë të ngadaltë të këtij sektori krahasuar me vendet e rajonit.

 


Një tjetër tematikë me shumë interes aktualisht për Shqipërinë është zhvendosja e ekuilibrit të tregut të punës për shkak të efektit demografik, i cili ka krijuar një mungesë të dukshme të krahut të punës në vend. Ky fenomen sa vjen e shtohet duke ndikuar jashtë mase sektorin e prodhimit e sidomos atë të turzimit. Ekspertët diskutuan në lidhje me zgjidhjete mundshme duke përdoru instrumentat si rritja e pagave nga sektori privat, edukimi ikrahut të punës dhe plotësimi i nevojave në treg me punonjës nga vendet e varfra.

Tematika e fundit në këtë panel ishte padyshim edhe aministia që planifikon Qeveria të zbatojë brenda vitit 2023. Ekspertët në panel diskutuam mbi të mirat dhe këqiat që sjell kjo politikë, por gjithahstu bënë thirrje që një veprim kaq i rëndësishëm duhet diskutuar më në detaje dhe më me transparencë me të gjithë grupet e interesit.

 

Te ftuar në panel:

Z. Artan Gjergji, Ekspert i Tregjeve dhe Shërbimeve Financiare

Z. Vladimir Prenga, Eksperti Cështjeve të Turizimit

Z. Viktor Nikolli, Administrator i Milis Tulla sh.a.

Comments