Biznesi përballë Lëvizjeve Demografike të Popullsisë

Në këtë emision u analizua raporti demografik i publikuar nga INSTAT sipas të cilit kemi një rënie të dukshme të shtesës natyrore (difeenca pozitive mes numrit te lindjeve të reja dhe numrit të vdekjeve ne një vend) është tkurrur ndjeshëm duke sjellë një rënie drastike të ritmit të rritjes së popullsisë.


Ekspertët e ftuar në studio diskutuan në lidhje me shkaqet që kanë sjellë një situatë të tillë duke filluar që nga emigrimi (si brenda dhe jashtë vendit), nevoja për të ardhura shtesë për të mundësuar një jetesë normale, reduktimi i shërbimeve private e publike (shërbimet sociale, arsimore e shëndetësore) jashtë qendrave qendrave urbane e të tjerë. 

Lëvizja demografike si brenda dhe jashtë vendit padyshim që ka krijuar implikime negative edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë si për shembull ka sjellë një reduktim të krahut të punës në tregun brendshëm, rritjen e kostove për skemën e sigurimeve shoqërore, dhe tkurrjen e konsumit duke ndikuar negativisht mbi rrudhjen e kërkesës agregate për mallra e shërbime brenda vendit.

 

Te ftuar në panel:

Z. Artan Gjergji, Ekspert i Tregjeve dhe Shërbimeve Financiare

Zj. Albana Mucaj, Sipërmarrëse dhe Njohëse e Cështjeve Ekonomike

Z. Eduard Gjokutaj, Ekspert për Cështjet Fiskale dhe Ekonomike


Comments