CDO – Diagnostifikimi i Nevojave të Bizneseve të Tregtisë Online në Shqipëri

Një ndër objektivat kryesorë të krijimit në fillim të vitit 2022 të Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike (alias Albanian E-Commerce Association ose AECA), ishte krijimi i produkteve dhe shërbimeve specifike për t’u ardhur në ndihmë qindra subjekteve të vogla e të mesme që operojnë në këtë fushë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të tyre dhe rritjen e volumeve te transaksioneve. 

Pikërisht për këtë arsye, me mbështetjen e donatorëve seriozë si Risi Albania, projekt i financuar me asistencën e fondeve të Qevrisë Zvicerane, nëpërmjet Helvetas, AECA ka punuar fuqishëm për të sjellë në jetë një projekt mjaft ambicioz i cili do t’i vijë në ndihmë bizneseve të panumërta që operojnë në sektorin e ecommerce.


Produkti final i këtij projekti do të jetë krijimi i një shërbimi të dedikuar, i cili u vjen në ndihmë bizneseve që kryejnë shitje online. Në thelb të këtij shërbimi që quhet Consultancy Direction Online (CDO) do të jetë menaxhimi i të gjithë proceseve në tregtinë online në një spektër të gjerë 360 gradë. Shërbimi është dizenjuar në të gjitha dimesionet e tij nga ekspertët më të mirë të tregtisë online që ka Shqipëria dhe që janë përfaqësues të disa prej subjekteve ecommerce më me zë në shoqatën AECA. Ekspertët kanë marrë në konsideratë të gjitha detajet më të rëndësishme që i nevojiten një biznesi që operon në sektorin e tregtisë online, për të arritur suksesin dhe rritur volumin e shitjeve. 

Shërbimi CDO do të ofrohet në mënyrë eksluzive nga ekspertët e trajnuar nga Shoqata AECA. Ai është i formatuar në dy faza të rëndësishme:

§  Diagnostifikimi i Problematikave – e ngjashme me një laborator analizash ku pacienti diagnostifikohet në lidhje me shqetësimet shëndetësore që ka, edhe këtu ekspertët e ACEA do të bëjnë një diagnostifikim të detajuar të proceseve aktuale të biznesit ecommerce që ka kërkuar ndihmë. Ky shërbim u ofrohet vetëm administratorëve të kompanive dhe përbëhet nga një pyetësor mjaft i detajuar, i cili analizon në qelizë cdo proces të punës së subjektit që po diagnostifikohet 

§  Raportimi me Sugjerime për Përmirësimin e Proceseve – në fund të procesit të diagnostifikimit, gjetjet e pyetësorit u kalojnë ekspertëve të tjerë të specializur për të sugjeruar zgjidhje dhe rekomanduar masa që duhen ndërmarrë jo vetëm për të përmirësuar situatën, por edhe për të ndikuar pozitivisht në rritjen e shitjeve të biznesit online. Të gjitha sugjerimet dhe masat e rekomanduara përmbledhen në një raport nga ekspertët e AECA dhe i vihen në dispozicion subjektit të diagnostifikuar. Më tej biznesi online zgjedh vetë se cdo bëjë me këtë raport, nësë do marrë masa me burimet e brendshme njerëzore, apo do kërkojë konsulence dhe ekspertizë nga jashtë.

Shërbimi CDO do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme pozitive në ciklin e biznesit online të cdo subjekti që do të kërkojë të përfitojë prej tij. 8 janë fushat që ky shërbim pritet të japë zgjidhje për bizneset shqiptare që ofrojnë shitje online:

 

1.       Rritja - Çfarë kapaciteti ka biznesi për rritje dhe ku duhet të fokusohet për të patur një rritje sipas objektivave të veta. Cilat janë kompanitë që mund ta ndihmojnë dhe shërbimet që i duhen në këtë proçes.

2.       Webi dhe Platforma - Çfarë situate ka me platformën dhe ku të fokusohet për të përmirësuar më tej atë. Cilat janë kompanitë që mund ta ndihmojnë dhe shërbimet që i duhen në këtë proçes.  

3.       Ekipi dhe Struktura - Pikat e dobëta që ka struktura aktuale e biznesit dhe ku duhet të fokusohet për ta përmirësuar atë për performancë më të mirë sipas objektivave. Cilat janë kompanitë që mund ta ndihmojnë dhe shërbimet që i duhen në këtë proçes. 

4.      Proçeset e Kompanisë - Në çfarë situate është biznesi me proçeset e tij, dhe cilat janë proçeset që duhet të përmirësojë e të fokusohet në vazhdim. Cilat janë kompanitë që mund ta ndihmojnë dhe shërbimet që i duhen në këtë proçes.

5.       Produkti dhe Gama e tij - Si është i pozicionuar biznesi me produktin që ka dhe cila është forma më e mirë që mund të ndjekë për ta përmirësuar performancën e kompanisë në bazë të produktit. Cilat janë kompanitë që mund ta ndihmojnë dhe shërbimet që i duhen në këtë proçes.

6.      Marketingu - Ku ndodhet biznesi me marketingun dhe cili është drejtimi që duhet të ndjekë për të pasur rezultate më të mira.  Cilat janë kompanitë që mund ta ndihmojnë dhe shërbimet që i duhen në këtë proçes.

7.       Menaxhimi i Klientit - Ku ndodhet aktualisht biznesi me situatën e vet dhe cili është drejtimi që mund të marrë për ta përmirësuar. Cilat janë kompanitë që mund ta ndihmojnë dhe shërbimet që i duhen në këtë proçes.

8.      Digitalizimi dhe Automatizimi - Ku ndodhet aktualisht me automatizimin e vet dhe ku duhet të shkojë. Cilat janë kompanitë që mund ta ndihmojnë dhe shërbimet që i duhen në këtë proçes.

 

Shërbimi CDO do të ofrohet ekluzivisht nga AECA për të gjithë bizneset shqiptare që operojnë në sektorin e shitjeve online. Cmimi i këtij shërbimi do të jetë i diferecuar dhe preferencial ndaj subjketeve ecommerce që janë anëtare të shoqatës AECA.

Comments