TrustMark një instrument efektiv për të rritur besueshmërinë e konsumatorëve tek Blerjet Online
Intervistë për BusinessMagazine
Z. ARTAN GJERGJI
Nga
projektet më të spikatura të Shoqatës Shqptare për Tregtinë Elektronike (AECA)
është fillimi i zbatimit të një TrustMark për bizneset ecommerce në vend. A
mund të na jepni një informacion më të detajuar në lidhje me këtë projekt?
Sic jeni në
dijeni, që prej themelimit të saj në vitin 2022, AECA po përpiqet shumë në treg
të adresojë problemet kryesore që ka industria e shitjeve online në vend. Një
ndër problematikat më të mëdha që ka ky sektor në vendin tonë, është padyshim
informaliteti. Kjo për shkak se, përvecse krijon një konkurrencë të pandershme
mes operatorëve të tregut, ndikon negativisht në reduktimin e të ardhurave
tatimore në buxhetin e shtetit dhe cka është më e rëndësishmja, dëmton besimin
e konsumatorëve tek blerjet online, pasi subjektet informale në pjesën më të
madhe të rasteve abuzojnë më konsumatorët.
Të gjendur përballë kësaj situate, padyshim që nuk është e lehtë t’i shpallësh luftë informalitetit që “gëlon” sidomos nëpër rrjetet sociale. Për rrjedhojë me mbështetjen edhe të donatorëve të rëndësishëm si GIZ apo HELVETAS jemi përpjekur që të trajnojmë komunitetin e biznesit si dhe të arrijmë të identifikojmë mënyrat dhe instrumentat më efikase që na ndihmojnë të bëjmë diferencën në treg para konsumatorit si biznese serioze. Në anën tjetër, edhe filozofia që ndjekim ne tek Shoqata AECA, nuk është që t’i shpallim luftë informalitetit, por të sensibilizojmë operatorët e shumtë të shitjeve online që të orientohen nga errësira e informalitetit në dritën e seriozitetit dhe një marrëdhënieje korrekte e afatgjatë me konsumatorët.
Parë në këtë këndvështrim si dhe duke marrë për bazë praktikat më të mira ndërkombëtare, së bashku me mbështetjen financiare të GIZ në nivel rajonal, kemi arritur të fusim në zbatim një instrument që quhet TrustMark dhe që është thjesht një certifikatë besimi, një indikator që jep sinjale dhe tregon një nivel të konsiderueshëm garancie për konsumatorin. Kështu, e ngjashme me yjet e hoteleve, edhe TrustMark është një indikator në sytë e klientëve të tregtisë online që tregon se faqja e internetit ku po blejnë zbaton me rigorozitet praktikat më të mira të ecommerce dhe të mbrojtjes së konsumatorit. Kjo do të përbëjë një element mjaft të rëndësishëm ndihmues për konsumatorin për të orientuar sjelljen e tij drejt blerjeve vetëm në faqet e internetit apo në bizneset që janë në zotërim të kësaj Certifikate Besimi.
Kush do
ta emetojë këtë Certifikatë Besimi ?
TrustMark do të jetë një atribut i Shoqatës AECA dhe ne jemi në hapat e fundit të përcaktimit të modaliteteve për të filluar edhe testimin e bizneseve të para që janë Anëtare të shoqatës. Të gjithë ata që do plotësojnë kriteret dhe standardet e caktuara, do të pajisen nga AECA me këtë TrusMark, dhe mund ta publikojnë atë si një logo apo badge në faqet e tyre zyrtare të internetit. Certifikata ka elementët e mjaftueshëm të sigurisë dhe do të jetë pothuajse e pamundur të fallsifikohet apo të abuzohet me të.
Procesi i testimit (screening), për të vlerësuar nëse një subjekt e meriton apo jo ta zotërojë një instrument të tillë, do të realizohet nga AECA bazuar në disa kritere të mirëpërcaktuara më parë dhe transparente për bizneset ecommerce. Gjithashtu, zotërimi i kësaj certifikate besimi do të ketë në vijimësi edhe një proces monitorimi periodik, me qëllim mos-abuzimin nga subjektet që e kanë kaluar me sukses fazën e parë të testimit, por që më vonë mund të cedojnë nga cilësia dhe serioziteti.
Përdorimi në
masë dhe me rigorozitet i TrustMark do të ndihmojë Anëtarët e Shoqatës AECA që
të bëjnë diferencën ndaj subjekteve të tjera që operojnë në informalitet, dhe
do t’u japë atyre mundësinë që të distancohen nga abuzimet e mashtrimet që
bëhen në treg. Ky element do të rrisë ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve dhe
konsumatorëve drejt faqeve të internetit që shesin online dhe që kanë të
publikuara certifikatën e besimit, pasi aty do të ndihen më të mbrojtur nga
abuzimet e mundshme. Në cdo rast, konsumatorëve do t’u lihet një dritare
ankimimi si një element shtesë që do të ndihmojë AECA-n që të monitorojë më me
efikasitet ecurinë e aktivitetit tregtar të subjektetve të pajisura me
TrustMark. Kjo do të pengojë seriozisht keqpërdorimin apo abuzimin e bizneseve
me një instrument të tillë dhe do të rrisë besueshmërinë ndaj tij.
Cilat
kritere përfshin TrustMark për të
vlerësuar seriozitetin e një operatori të shitjeve online?
Me mbështetjen financiare të GIZ, kriteret dhe metodologjia e TrustMark janë përcaktuar nga ekspertë të huaj të cilët kanë gërshetuar praktikat më të mira ndërkombëtare me kudrin ligjor e rregullativ të vendeve në rajon. Projekti i mbështetur nga GIZ është pjesë e një axhende për fuqizimin e shoqatave të sektorit ecommerce në Ballkanin Perëndimor, si një nga shtyllat më të rëndësishme të CEFTA për nxitjen e tregtisë në nivel rajonal. Pjesë e këtij projekti është krijimi i një shoqate rajonale me emrin Balkan E-Commerce Alliance (BECA) si dhe krijimi i standardeve bashkëkohore të të bërit biznes në botën elektronike.
Në rastin
rajonal, kriteret janë të përgjithshme ndërkohë që sipas legjislacionit të
vendit ku do implementohen kriteret e testimit të TrustMark, ka edhe elementë
shtesë. Në rastin e Shqpërisë, AECA së bashku me ekspertët e huaj ka
identifikuar rreth 16 kritere të rëndësishme që duhet t’i ketë cdo biznes që
shet online në mënyrë që të garantojë siguri për konsumatorin dhe të krijojë
një marrëdhënie të qëndrueshme afatgjatë bazuar mbi besimin. Këto 16 kritere
janë elementë që janë në përputhje me kuadrin ligjor e rregullativ në vend, por
që në praktikën e sotme pak ose aspak gjejnë zbatueshmëri. Këto 16 kritere të
vlerësimit për pajisjen nga AECA të një tregtari online me TrustMark bazohen në
6 fusha kryesore si më poshtë shpjeguar:
-
Informacioni në lidhje me
Identitetin e Tregtarit Online,
-
Transparenca dhe Infromacioni në lidhje
me Produktet/Shërbimet e Tregtuara Online,
-
Informacioni në lidhje me Shpërndarjen
dhe Mënyrat e Pagesës,
-
Heqja dorë e Klientit nga Transaksioni
dhe Anullimi i Porosisë,
-
Politikat e Sigurisë, Privacisë dhe
Mbrojtjes së të Dhënave,
-
Kodi i Etikës së Tregtarit Online.
Çfarë
përfitimesh mund të sjellë anëtarësia në BECA për sektorin e ecommerce në
Shqipëri?
Krijimi i
Aleancës Ballkanike për Tregtinë Elektronike (BECA) ka në thelb, jo vetëm
mbështetjen e shoqatave të kësaj industrie në vendet e Ballkanit Perëndimor,
por edhe harmonizimin e praktikave dhe
eksperiencave më të mira, duke nxitur rritjen e volumeve të tregtisë
elektronike brenda vendeve përkatëse dhe përtej kufinjve rajonalë. Si pjesë e
pandashme e Iniciativës CEFTA, krijimi i BECA me mbështetjen e GIZ, synon të
rrisë konkurrencën në nivel rajonal të bizneseve që shesin online, rritjen e
volumeve të tregtimit, standardizimin e procedurave dhe maturimin e tyre
përpara përfshirjes në tregun e madh europian ku konkurrenca do të jetë shumë
herë më e madhe.
Si
synoni të përdorni këtë anëtarsim në BECA për të kontribuar në zhvillimin e
sektorit në Shqipëri dhe në rajon?
Si pjesë e BECA të gjitha shoqatat e biznesit ecommerce në rajon janë aktive dhe të barabarta në ndërveperim. Për rrjedhojë edhe përfitimet priten të jenë të mëdha duke filluar që nga trajnimet, ndarja e eksperiencave, krijimi i eventeve rajonale, bashkëveprimi dhe koordinimi për adresimin e problematikave ndërkufitare mes shteteve, problematikat e bizneseve që tregtojnë në nivel rajonal, e deri tek paraprirja e një ndërveprimi politik në nivel rajonal përmes instrumentit të Dialogut Publik-Privat, apo aplikimit të projekteve të përbashkëta me financim direkt nga fondet e Bashkimit Europian.
Deri në momentet që flasim, edhe pse me nje jetëgjatësi relativisht të vogël (BECA është krijuar para më pak se 1 viti), ne jemi duke zbatuar diku më shumë e diku më pak, pothuaj të gjithë komponentët e sipërpërmendur. Kështu psh. AECA është shembull pararojë si i vetmi vend në rajon që ka arritur të avancojë në Dialogun Publik-Privat me Qeverinë Shqptare duke bashkuar forcat për hartimin e një Plan Veprimi për Zhvllimin e Industrisë E-Commerce në Shqipëri. Në anën tjetër, AECA është e përfshirë në projekte trajnimesh të përbashkëta me fonde nga USAID me homologët serbë si dhe në projekte të financuara nga BE më homologët maqedonas.
Në fokusin tonë
si AECA për vitin 2024 është përfshirja në një rol më aktiv të komunitetit
ecommerce të Kosovës në nismat rajonale, edhe pse nuk është e lehtë pasi ky vend
nuk ka ende një shoqatë të mirëfilltë të dedikuar për sektorin e tregtisë
elektronike. Jemi optimistë se me eksperiencën tonë do arrijmë që të rrisim
nivelin e bashkëpunimit me ecommercet shqiptare që operojnë në Kosovë e më
gjerë në rajon.
Si
mendoni të rrisni akoma më shumë prezencën e Shoqatës AECA tek konsumatorët?
Ky objektiv është kryefjala e cdo aktiviteti apo nisme të përdtishme që ka Shoqata AECA, duke filluar që tek kontaktet e përditshme me aktorë e sipërmarrës aktivë të sektorit të shitjeve online në Shqipëri, e deri tek projektet e përbashkëta që po zbatohen. Pavarësisht mundësive modeste financiare që zotëron AECA, pasi sektori i ecommerce përbëhet nga subjekte micro ose të vogla, ne po përpiqemi të jemi mjaft aktivë dhe transparentë në rrjetet sociale me artikuj, statistika, pyetësore dhe cdo lloj informacioni të nevojshëm që tregon trendet më të fundit të zhvillimit të ecommerceve në rajon dhe në botë.
Për vitin 2024
do të kemi një fokus të vecantë tek trajnimet, rrija e kapaciteteve të
punonjësve në sektorin e ecommerce, fillimin nga implementimi të instrumentit
të TrustMark, përmbylljen me sukses dhe miratimin nga Qeveria të Plan Veprimit
për Zhvilimin e Sektorit si dhe intensifikimin e Dialogut Publik-Privat me
institucione të tjera të rëndësishme për sektorin si AKEP, Banka e Shqipërisë,
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave etj. E
fundit, por jo nga rëndësia, AECA do vijojë më të njëjtin ritëm aktivitetin e
saj në eventet rajonale që synojnë promovimin, standardizimin dhe zhvillimin e
sektorit të shitjeve online.
Burimi:
Business Magazine Albania, 25 janar 2024
Comments
Post a Comment