Kush e ka fajin ne tatimin e biznesit te vogël ?

Në këtë emision u diskutua në lidhje me problematikën që ka shoqëruar debatin publik dhe ekonomik në Shqipëri sa i përket përfshirjes së biznesit të vogëld he profesioneve të lira në skemën fiskale të tatimit të fitimit.


Ekspertët e ftuar në studio vunë në dukje të gjithë problematikën që ka shoqëruar një politikë të tillë publike-fiskale, duke përfshirë:

- futjen ne sistemin fiskal të të gjitha klasave të biznesit nën parimin e barazisë fiskale, edhe pse harrohet efekti social që ka biznesi i vogël në rritjen e punësimit,

- ndryshimin e modelit të përllogaritjes së tatim fitimit nga modeli me fasha mbi xhiron në model mbi % me fitimin,

- përllogaritet pagesa e tatim fitimit bazuar në xhiron e vitit 2023, e cila është përllogaritur mbi bazën e një llogjike tjetër,

- mos-përllogaritja e shpenzimeve të zbritshme përvitin 2024, duke rritur në mënyrë fiktive detyrimet e biznesit të vogël,

- mungesa e bazës rregullatore shpjeguese për zbatueshmërinë e ndryshimeve në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat,

- mungesa e fushatës sensibilizuese për ndryshimet radikale.

 

Përtej nevojës që ky ligj duhej të kishte hyrë në fuqi në 1 Janar 2025, si dhe që duhej të kishte një fushatë sensibilizuese të gjatë për grupet e interesit, ekspertët evidentuan faktin që publiku dhe komuniteti i biznesit duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj ndryhsiemve ligjore fiskale dhe të përfshihen që në fazën e draftimit të tyre. Neglizhenca dhe reagimi vetëm pas miratimit të ligjeve dhe fillimit të efekteve, nuk është zgjidhja e duhur dhe ka rezultuar gjithnje e dështuar.

 

Të ftuar:

Z. Artan Gjergji, ekspert ekonomie

Zj. Ariola Sheri, Avokate, eksperte e cështjeve ligjore

Z.  Eduard Gjokutja, ekspert i cështjeve fiskale në ALTAX

 

Shënim: Pjesa ku trajtohet kjo tematikë fillon në minutën 29.21 të emisionit Bardh a Zi.

Linku: (70) Bardh a Zi - 24 Prill 2024 | ABC News Albania - YouTube 

 


Comments

Popular Posts