AEROPORTI I RREMUJSHEM, PORTA QE PREZANTON SHQIPERINE E RILINDUR 2.0

nga Artan Gjergji, ekonomist

Duhet thene qe ka nje invetim marramendes dhe relativisht cilesor te kapitalit privat, i cili menaxhon aeroportin e vetem nderkombetar “Nene Tereza” ne Shqiperi. Terminali eshte zgjeruar 5-6 fish, nderkohe qe eshte bere investim cilesor ne pajisjet eletronike per perpunimin e udhetareve duke rritur shpejtesine e perpunimit te dokumentacionit. Nuk jam ekspert logjistike, dhe nuk di se c’eshte bere ne pjesen e perpunimit te mallrave dhe valixheve, por sa duket edhe aty ka shume permiresim sepse nuk degjoj dike te ankohet. Te pakten jo-publikisht.

Por ama, tek kapitali privat e ka bere punen e tij, eshte e pa-justifikueshme neglizhenca e invetimeve publike dhe permiresimit te infrastruktures rrugore qe te con e te sjell nga aeroporti. Trafiku eshte shkaterrimtar sepse mbivendoset me trafikun e autostrades me te ngarkuar qe ka Shqiperia. Asaj Tirane-Durres. Por nuk mjafton me aq. Ka nje rremuje te jashtezakonshme lavazhesh, subjektesh qe japin makina me qira apo cdo lloj rremujaxhiu te mundshem qe i eshte shkrepur te beje biznes vetem disa qindra metra larg aeroportit te vetem nderkombetar te Shqiperise. Shto ketu edhe taksite e pafundme qe ndalojne pa kriter, njerezit qe bredhin te hutuar rrugeve gjithe pluhur pa trotuar e pa vija te bardha (semafori do ishte luks). Te gjitha keto jo vetem rrezikojne kohen e arritjes ne aeroport per miliona turiste, por ne radhe te pare jane pamja me shemtuar e prezantimint te nje shteti, i cili pretendon se deshiron te behet elitar ne turizem, e te jete pjese e Bashkimit Europian deri ne 2030.

 


Keshtu qe, nese Qeveria e ka seriozisht kete punen e lirimit te hapesirave publike, le ta filloje me rregullimin dhe stabilizimin, gjelberimin, trotuarizimin etj. etj. te te vetmes pasaporte nderkombetare qe kemi Aeroportit “Nene Tereza”. Per fat te mire, aeroporti ka nje pozicionim strategjik ne mes te nje fushe te bollshme, dhe nga pikepamja gjeografike mund te aksesohet jo vetem nga 2 rruge e vetme (nga Tirana dhe nga Fushe-Kruja), por nga te 4 anet. Ka akses nga Kamza dhe nga Nikla, rruge te cilat mund te zgjerohen dhe te premiresohen, duke lehtesuar trafikun dhe bllokimin ne akset ekzistuese.

Rilindja 2.0 duhet te lere show-n me tenda, lavazhe e gomisteri neper rruget periferike te vendit e te merret me te vetmen pasaporte nderkombetare qe kemi. Aeroportin “Nene Tereza”.

 


 

PS: Komentet e mia jane ato te nje qytetari te frustruar nga trafiku, rremuja e pislleku sa here i duhet te aksesoje aeroportin. Gjithashtu jane edhe copeza nga pakenaqesite e te afermeve tane qe vijne nga jashte, apo miq e te huaj qe vizitojne vendin tone. Nuk jane prej eksperti te fushes, keshtu qe mirepres cdo lloj komenti oponent ne thelb te te cilit eshte premiresimi i kesaj situate kaotike.

Comments