POLICIA QE PAGUAJME TE NA RRJEPE
Nga Artan Gjergji, ekspert ekonomie
Kohet e
fundit me rastis qe kur dal heret ne rruge duke nxituar per ne pune, shoh
skuadrilet e Policeve Bashkiake, diku me makine e diku me kembe qe vrapojne mes
lagjeve me bllokun e gjobave neper duar. Nxitojne edhe ata, por per te zene
ndonje makine te parkuar mbi trotuar apo ne ane te tabelave qe nuk lejojne parkimin.
Jane aq te zellshem sa ju betohem i shoh qe e fillojne punen para ores 8 te
mengjesit (nuk ua di orarin, por me ben cudi ky “zell”).
Qe ne fillim te heres me duhet te them qe autori i ketyre rradheve, eshte kunder cdo lloj shkelje te mundshme te ligjit, perfshi edhe parkingun e gabuar, qe me duket ne gjerat me te pamundura ne nje qytet kaotik e te betonizuar qe kane krijuar politikanet tane te famshem me Festivalin e Kullave qe na kane dhuruar nder vite.
Por le te kthehemi tek fenomeni i parkimit te gabuar, pasi eshte shume here e i thelle se aq. Te gjithe jemi koshient qe Tirana eshte nje qytet kozmopolitan i cili se bashku me rethinat e tij strehon pothuaj 1/3 e popullsise se vendit. E sikur te mos mjaftoje kjo, ne vitet e fundit kemi pasur edhe nje dyndje te madhe njerezore turistesh, te cilet per shkak se perdorin makina me qira ne shumicen e rasteve, e kane renduar situaten e trafikut, perfshi edhe parkimin.
Padyshim qe ne stresin e kesaj problematike trafik/prakim shtohen edhe rruget e gjera per bicikleta qe ka krijuar bashkia me idene e nxitjes se perdorimit te bicikletave ne mase nga njerezit. Jo se jam kundra perdorimit te bicikletave, por rruge bicikletash aq te gjera (zene shpesh here 1 korsi me vete ne nje qytet qe eshte bere kaps nga trafiku) nuk jane efektive dhe shkaktojme shume here me teper kosto se sa sjellin perfitime per publikun. Autori i ketyre radheve nuk e perdor bicikleten, jo se nuk do, por konstaton se ndotja e ajrit ne Tirane eshte shume here me e demshme per mushkerinjte e tij, se sa perfitimet qe vijne nga perdorimi i bicikletes. Perdorimi i transportit publik? Nje makth me vete, per te cilin as ia vlen te flasesh sa kohe autobuzat nuk kane orare te qarta, frekuenca te shpeshta, hde qarkullojne rrugeve te Tiranes me shpejtesine e nje breshke.
Nje politike publike, para se te implementohet duhet te realizoje nje analize te miremenduar te kostove dhe perfitimeve qe sjell per publikun tek i cili ndikon. E nese nje politike e administrates se bashkise ku jetojme, permireson jeten e vec dhjetra individeve, por ne anen tjeter perkeqeson ate te qindra mijera te tjereve, ajo eshte nje politike e deshtuar.
E njejta llogjike edhe per parkimin. Nuk eshte faji i qytetareve te shkrete qe edhe pse te lodhjur nga puna e streset pafund me te cilat i perball jeta, rrotullohen rrugeve dytesore e tretesore me minuta te tera deri sa te gjejne nje cep ku te parkojne makinen. Blerja e nje parkingu privat ne Tirane kushton nga 15.000 – 20.000 euro, nderkohe qe qiraja mujore e nje parkingu per nje makine ne varesi te zonave varion nga 100 – 250 euro ne muaj. Dhe kjo situate sa vjen e perkeqesohet dita dites.
Po a ben Bashkia e Tiranes ndonje analize se pse ndodh ky fenomen para se te sule policine e saj monstruoze te gjobise vend e pavend qytetaret te cileve nuk u ka ngelur asnje alternative? A e mendon Bashkia e Tiranes qe nje nder pjeset me te rendesishme te konceptit te urbanizimit (standardizimi i rrugeve, furnizimi me uje, drita, telefoni e kanalizime) jane edhe sherbimet mbeshtetese si shkollimi, sherbimet shendetesore, lulishtet, parqet e lojrave per femije e deri tek parkimi ? A e mendon Bashkia e Tiranes tek jep lejen e radhes se nje pallati 10 katesh me 50 hyrje se ku do parkojne keta njerez ne te njejten rruge, me dyfishimin e popullisese? Se si do furnizohen me uje apo sherbehen me kanalizime keta njerez me dyfishimin e popullsise?
A mendon Bashkia Tirane qe ka ardhur koha qe te mendoje seriozisht per parkingje publike (apo private) masive, ku qytetaret te kene mundesi te parkojne ne menyre dinjitoze e me kosto te pranueshme mujore ?
Me sa duket jo. Akoma nuk u ka ka ardhur shpirti ne maje te hundes qytetareve. Keshtu qe, le te vazhdojme te jemi pre e monstruezotetit te strukturave policore te babzitura qe rendojne cdo dite e me shume nebuxhetet e brishta familjare me zellin qe i karakterizon tek mbushin fletat e gjobave mes lagjeve.
Dhe kete
e bejne e do vazhdojne ta bejne duke u paguar me taksat tona. Mire na e bejne
!!!
Comments
Post a Comment